Aktualitet22 Tetor 2018, 17:33

Nga grushtet ndaj Strazimirit te vrasja e të vëllait, historia e trazuar politike e Arben Ndokës, pjesë e listës së zezë

Shkruar nga Pamfleti
Nga grushtet ndaj Strazimirit te vrasja e të vëllait, historia e

Nga grushtet ndaj Strazimirit te vrasja e të vëllait, historia e trazuar politike e Arben Ndokës, pjesë e listës së zezë të Donald Lu

Partia Socialiste u trondit dy ditë më parë, teksa kërcitën prangat në radhët e zyrtarëve të lartë, duke çuar pas hekurave ish-deputetin Arben Ndoka. Ish-deputeti socialist. I dënuar për prostitucion dhe subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, Arben Ndoka la pas një histori shumë të trazuar politike.

Ndoka u vu në qendër të akuzave të opozitës dhe ndërkombëtarëve, ku emri i tij u përmend disa herë nga ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu, dhe u bë subjekt i ligjit për Dekriminalizimin e Kuvendit.

Pas akuzave të shumta për të kaluarën e tij, Arben Ndoka dha dorëheqjen si deputet në shtator të vitit 2015, me një letër publike për grupin e tij parlamentar. Historia e tij parlamentare la jo pak gjurmë.

Në korrik të vitit 2014, pas një debati brenda sallës së parlamentit, por që vazhdoi dhe jashtë ambienteve, kamerat e sigurisë së korridoreve kishin fiksuar pamjen kur deputeti Arben Ndoka në atë kohë, qëlloi me grusht deputetin e opozitës Gent Strazimiri.

Ngjarja shkaktoi bujë në sallën e Kuvendit dhe opozita vazhdoi e ndoqi këtë çështje edhe shumë kohë më pas, duke e cuar edhe në gjykatë, por që nuk pati pasoja për ish-deputetin.

Në shtator 2015, pas presioneve të shumta të opozitës dhe faktorit ndërkombëtar për të kaluarën e tij, Ndoka, me një letër të hapur publike, dha dorëheqjen nga mandati i deputetit të PS. Ai ishte dënuar me 7 vjet burg në Itali, por në letër sqaroi të vërtetën për vajzën dhe policin italian që sipas tij i kishin ngritur kurth, raporton neësbomb.al.

Në dhjetor 2017, një tragjedi pasoi ngjarjet për familjen Ndoka në Lezhë. Vëllai i ish-deputetit Aleksandër Ndoka 48 vjec u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në mbrëmje duke hyrë në shtëpi, në lagjen “Kodër Marlekaj”, në orën 04.00 të mëngjesit të 9 dhjetorit.

Ndërkohë, edhe sot e kësaj dite, vrasja e Aleksandër Ndokës nuk është zbardhur, edhe pse ai ishte funksionar i këshillit të PS.

E pas gjithë këtyre ngjarjeve, një gëzim erdhi për familjen Ndoka vetëm dy muaj më parë. Gjatë muajit Gusht, pas tre vajzave, ish-deputeti Arben Ndoka, u bë babai i dy djemve binjakë. Tashmë do të gjykohet nga krimet e rënda për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Aktualitet arben ndoka dekriminalizimi Donald Lu historia politike Kuvendi prostitucioni