
Prokuroria e Pukës, ka firmosur urdhër-arrestin për shtetasin italian Davide Pecorelli. Prokuroria u ka dërguar një letërporsi me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e italianit. 46-vjeçari nga San Guistino, u zhduk në Shqipëri në janar të viti 2021. Pas inskenimit të vdekjes së tij, e djegies së makinës në Shqipëri, Pecorelli rrëfeu historinë e tij për problemet ekonomike, arratisjet dhe kërkimet për thesaret.
Sipërmarrësi italian, akuzohet për këto krime: mashtrim, përdhosje varresh, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “shkatërrim mallrash me zjarr” dhe “kalim i paligjshëm i kufirit”.
Të gjitha do të ishin kryer “në bashkëpunim”, mes të cilëve mund të ishte prifti , i përmendur disa herë nga sipërmarrësi, i cili do ta kishte ndihmuar të fshihej dhe do ta ndihmonte në inskenimin e vdekjes së tij për t’i shpëtuar borxheve në Itali.
Në përfundim të procesit gjyqësor dhe në rast dënimi, 46-vjeçari mund të kërkohet të ekstradohet nga Italia për të vuajtur dënimin në Shqipëri.
Për momentin Davide jeton i lirë në Altotevere, por siç u tha disa kohë më parë, ai gjithmonë është shprehur se është gati të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë, shkruajnë mediat e huaja.