Showbiz 3 Gusht 2022, 20:41

Nga kameriere në modele të njohur, bukuroshja konfirmon lidhjen me Karim Benzema, publikon fotot jashtë “Santiago Bernabeut”

Shkruar nga Pamfleti
Nga kameriere në modele të njohur, bukuroshja konfirmon lidhjen me

Nga kameriere në modele të njohur, bukuroshja konfirmon lidhjen me Karim Benzema, publikon fotot jashtë “Santiago Bernabeut”

Në fillim të korrikut të kaluar, nisën të qarkullonin disa zëra për një lidhje të mundshme mes Karim Benzemasë dhe Xhordan Ozunas. Gjithçka ndodhi kur francezi po shijonte pushimet pas përfundimit të sezonit (sapo kishte fituar La Ligën dhe Championsin). Futbollisti është kapur nga disa fotografë nën shoqërinë e modeles amerikane në bordin e një jahti luksoz.

Që nga ai moment, të shumtë janë ata që kanë treguar për një lidhje të mundshme mes tyre. Tashmë, është vetë Xhordan Ozun,a ajo që publikon imazhet e para me Benzemanë në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 337,000 ndjekës. Nëpërmjet historive të kësaj platforme të njohur, modelja shfaqet e përqafuar me “yllin” e Realit. Edhe pse Xhordan Ozuna nuk jep detaje nga lidhja e saj me francezin, e vërteta është se këto imazhe vlejnë sa një mijë fjalë. Nga ana e tij, Benzema nuk i ka ndarë në profilin e tij këto foto.

Kjo modele amerikane 32-vjeçare ka lindur më 1 janar 1990 në Marilend. Që në moshë shumë të vogël, ajo ka qenë e lidhur me botën e modës dhe pasarelave, duke marrë pjesë në evente të ndryshme, ndonëse më parë ka punuar si kameriere në klubin e njohur të natës në Las Vegas, “Light Night Club”. Aktualisht, Xhordan Ozuna punon me agjenci të tilla të rëndësishme modelimi si “Tricia Brink Management”, “The Salt Agency”, “Caroline Gleason Management” dhe “State Management”.

Showbiz Karim Benzema modelja amerikane sulmuesi i Realit Xhordan Ozuna