Aktualitet17 Janar 2019, 18:57

Nga Llalla, te Shpëtim Gjika e gjyqtari i s*ksit, kush është prokurori i dosjeve ‘të nxehta’ që do ‘gropo

Shkruar nga Pamfleti
Nga Llalla, te Shpëtim Gjika e gjyqtari i s*ksit, kush është

Nga Llalla, te Shpëtim Gjika e gjyqtari i s*ksit, kush është prokurori i dosjeve 'të nxehta' që do 'groposë' klikën politike

Klogian Braho është prokurori i parë që kandidon për prokuror në SPAK, strukturën e hekurt që do të ‘groposë’ gjithë ‘bandën’ politike dhe klikën e sistemit të kalbur të drejtësisë. Prokurori i Krimeve të Rënda ka aplikuar sot zyrtarisht, dhjetë ditë pas çeljes së garës.

Por kush është Klodian Braho, prokurori i dosjeve ‘të nxehta’?

Klodian Braho është një emër i njohur dhe me peshë në sistemin e drejtësisë, teksa ka kaluar në duar disa nga dosjet më të nxehta. Aplikimi i tij për në SPAK ka tronditur jo pak politikën, e cila është e lidhur kokë e këmbë me krimin dhe korrupsionin.

Braho është prokuror magjistrat. Ai ka shërbyer në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë ku u bë i njohur si njeriu që hetoi dhe çoi në gjyq ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika, pasi ky i fundit akuzohej për shpërdorim detyre në falsifikimin e dokumenteve për dhënien e lejeve të ndërtimit. Edhe pse kishte në dorë dosjen e një prej njerëzve më të pushtetshëm në PS-në e kohës kjo nuk e pengoi aspak prokurorin Klodian Braho ta çonte Shpëtim Gjikën në dyert e drejtësisë.

Pas Vlorës, Braho transferohet në Tiranë ku emërohet prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht. Në këtë prokurori, Braho po heton një tjetër dosje të nxehtë, atë ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i vënë nën hetim për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Së fundi, Klodian Braho çoi në pranga gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi i cili u filmua teksa kërkonte favore seksuale për një vendim, ndërsa ishte paguar edhe 5 mijë euro nga një grua për marrjen me vendim gjykate të kujdestarisë së fëmijës së saj.

Gara për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion u çel më 7 janar të 2019. Por për rreth 10 ditë, kushti që familjarë e të afërm të prokurorëve duhet të kontrollohen për çdo komunikim elektronik e llogari bankare, duket se kishte trembur prokurorët për të shpallur kandidaturat e tyre. Emri i Klodian Brahos është i pari nga radhët e prokurorëve të Krimeve të Rënda që bëhet pjesë e garës për prokuror të strukturës së re që krijohet nga reforma në drejtësi për hetimin e zyrtarëve të lartë.

Aktualitet Adriatik Llalla Klodian Braho SPAK