Aktualitet12 Janar 2023, 21:01

Nga llum në falsifikator, si kapërdiu Salianji sulmet ndaj Berishës dhe manovrat për të marrë kreun e grupit të PD

Shkruar nga Pamfleti
Nga llum në falsifikator, si kapërdiu Salianji sulmet ndaj

Salianji gjatë sulmit të Berishës më 8 Janar në PD

Në momentin që Basha vendosi të largonte Berishën, Salianji ishte mbështetësi më i madh i këtij vendimi. Madje Basha e kishte komanduar që të dilte në çdo studio dhe të sulmonte Saliun. Salianji për shumë kohë këtë bëri, por befas ndërroi pllakë…

Partia Demokratike duket se është katandisur në një parti ku nuk ka moral dhe të gjithë po luftojnë për pushtet dhe interesa personale.

Javën që vjen do të nisë sesioni parlamentar dhe sherret e dikurshme në PD do të rikthehen, ndoshta këtë herë shumë më të forta. Sali Berisha nuk e kapërdin dot faktin që vula është në dorë të Alibeajt dhe për këtë arsye po përdor makinacione nga më të ndryshmet për të marrë në dorë partinë. Berisha ka futur në lojë Ervin Salinajin, i cili po mbledh firma lart e poshtë për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn.

Por edhe pse kushdo mund të ketë ambicie të tilla, absurdi është se rreth një vit më parë, ai ishte ndër kritikët më të mëdhenj të Sali Berishës. Sot Salianji dënon dhunën e 8 janarit, ndërkohë që në atë datë ishte ai që doli me shkop në dorë për të rrahur besnikët e Saliut.

Në momentin që Basha vendosi të largonte Berishën, Salianji ishte mbështetësi më i madh i këtij vendimi. Madje Basha e kishte komanduar që të dilte në çdo studio dhe të sulmonte Saliun. Salianji për shumë kohë këtë bëri, por befas ndërroi pllakë. Por sot jetojmë në epokën dixhitale dhe çdo gjë që thuhet nuk mund të fshihet.

“Pamfleti” po rendit disa prej akuzave që Salinaji bënte në atë kohë ndaj Berishës, por që si duket tani i ka kapërdirë.

Ish-punonjës tatimesh që ishin aty, një përfaqësues tjetër, një bastexhi që më shumë rri në burgje sesa jashtë ishte aty për të kërkuar nga një parti aleate për t’u bërë gjasme demokrat sepse këta i bashkon një gjë, i bashkon llumi i bashkon ‘non grata’, i bashkon dëmi që duan t’i bëjnë Partisë Demokratike kudo cep e më cep”, shprehej Salianji një ditë pas sulmit të 8 janarit.

Më 27 janar 2022 Salianji deklaronte: “PD ka marrë vendim të qartë në lidhje me Berishën, ai është i përjashtuar nga PD, për shkak të nxitjes së dhunës. Është një marrëdhënie që ai ka me Kuvendin si institucion. Unë nuk shoh bashkëpunim të Ramës me Bashën, siç tha ai, por mazhoranca i lejonte fjalën, edhe në tejkalim e shkelje të rregullores, Berishës.

Sad i takon bashkëpunimit të Berishës me Metën në zgjedhjet e 6 marsit, Salianji shprehej: “Nuk mundet që ‘foltorja’ të shihet si ‘faltore’ në këtë rast. Trajtimi ndaj demokratëve në Shkodër, por edhe pakënaqësia e tyre, është në nivele stratosferike. Fakti që PD po reflekton e po ndërmerr vendimet e duhura, pa diskutim që do të vlerësohet me votë. Në çdo zonë do të kemi kandidatin më të mirë, do të jetë një kandidat i vetëm i PD. Nëse ndonjë demokrat i përjashtuar nga partia do iu bashkohet siglave të tjera, këta nuk janë demokratë.

Lidhur me “non gratën” nga SHBA për Berishën, Salianji ishte më kritiku. “Fakti që ka një vendimmarrje të qartë, përgjigja është e qartë. Vendimi flet në këtë rast. Është artikuluar qartë kur pranohen si arbitër SHBA. E pranon edhe për Penallti dhe për Karton të Kuq. Padiskutim Basha po provon që po tenton të minojë demokracinë. Nuk po e minon demokracinë Sali Berisha? Plotësisht. Të gjithë trashëgimia e Berishës, po dëmtohen tani. A është i korruptuar do e shikojmë. Minues i demokracisë. Absolute me qëndrimet publike të tij. Duke tentuar të minojë opozitarizmin dhe elementëve të demokracisë opozita. Dua të shoh nga e ardhmja”, shprehej ai.

Salinaji ishte ai që akuzoi Berishën si falsifikator për Kuvendin e 11 dhjetorit: “I kanë marrë edhe në mënyrë të falsifikuar. Ti nxjerr unë që e pranojnë vetë. Nuk janë delegatë dhe nuk certifikohen pa kaluar sipas statutit. Tani që kalon në kryesi dhe votohet. Kaluan në Kryesi. Hajdeni me datë 18. Këta anëtar qenkan më të mirët. Nuk ka Kuvend dhe ka miting. Kaq njerëz i mbledhin dhe nisma Thurje ka mbledhur njerëz. Është garë dhe diskutim si të bëhet më mirë për PD. A kërkoi Kuvend u dha Kuvendi. Po tani?”.

Salianji i ka harruar si duket këto deklarata dhe tani po çon ujë te mulliri i Berishës. Dihet që po mori drejtimin e grupit parlamentar ai do rikthej Berishën dhe mbështetësit e tij. Por kjo është politikë, askush nuk ka moral dhe i harron ato që ka thënë javë më parë. /Pamfleti

Kryesore Berisha grupi salianji