
Nga mbërritja dhe konferenca tek inspektimi i fushave në shtëpinë e futbollit, 24 orët e para të Silvinjos në tokën shqiptare (Video)
Silvinjo është zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, duke firmosur një kontratë 18-mujore, me objektivin, kualifikimin në fazën finale të “EURO 2024”.
Me anë të një video të postar nga FSHF-ja, tregohen 24 orët e para të brazilianit me stafin e tij në Shqipëri, që nga mbërritja në aeroportin e Rinasit deri te mbërritja në hotelin ku grumbullohet Kombëtarja në Durrës.
Në video tregohen pamjet nga takimi me Dukën dhe Rejën, matjet e bëra për kostumet që do të vishnin, konferenca për shtyp gjatë prezantimit dhe në fund inspektimi i fushave në shtëpinë e futbollit.