Politike16 Janar 2019, 22:41

Nga Meta te Majko e Mediu, njihuni me politikanët që s’kanë punuar asnjë ditë të vetme (Dhe kalamajtë që u futën në

Shkruar nga Pamfleti
Nga Meta te Majko e Mediu, njihuni me politikanët që s’kanë

Nga Meta te Majko e Mediu, njihuni me politikanët që s’kanë punuar asnjë ditë të vetme (Dhe kalamajtë që u futën në Kuvend pa diplomë)

Në Parlament gjejmë edhe nga ata deputetë që konsiderohen si pa profesion. Ata në gjithë jetën e tyre s’kanë bërë asgjë përveç politikës. I tillë është rasti i Fatmir Mediut, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës.

“Kemi një grup tjetër politikanësh që nuk kanë profesion, nuk kanë punuar kurrë në jetën e tyre dhe që e kapin politikën peng për shkak se nëse largohen nga politika ata ngelin pa profesion”, tha Afrim Krasniqi për Top Story.

Por, ka edhe më keq akoma. Disa deputetë e kanë marrë mandatin akoma pa i mbaruar studimet.

Pra, kur ishin ende studentë. I tillë është rasti i Kedi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçit të LSI-së. Dy deputete të reja që nga bankat e shkollës kanë hyrë direkt në Kuvend, pa diplomë dhe pa asnjë ditë pune në profesion.

 

Politike deputetët Fatmir Mediu Ilir Meta Kuvendi