Politike24 Nëntor 2022, 07:36

Nga miratimi i buxhetit te marrëveshja te Porti i Durrësit, PD thërret interpelancë urgjente me Ramën; priten përplasje të forta në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi i Shqipërisë

Ditën e sotme në Kuvend priten debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës, pasi në seancën e sotme plenare parashikohet  të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023.

Në rend dite është futur  edhe marrëveshja me Portin e Durrësit, e cila ka shkaktuar shumë debate mes opozitës dhe maxhorancës.

Opozita e cilëson si një aferë korruptive pasi maxhoranca kërkoi ta kalonte me procedurë të përshpejtuar dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë transparencë.

Nga ana tjetër, PS thotë se nuk është një aferë, por një do të bëhet një nga portet më të mëdha në Mesdhe dhe do të përkthehet në të ardhura për vendin tonë.

Në projektligjin e Kuvendit thuhet se shpenzimet për vitin e ardhshëm parashikohet të jenë 687 milionë lekë, ose rreth 5.9 miliardë euro.

Por ajo që e bën seancën e sotme ndër më të “shtrenjtat” në historinë e parlamentarizmit shqiptar, në mos më të shtrenjtën, është projektligji për Portin e Durrësit.

Sipas marrëveshjes së zbuluar nga mediat, investimi në këtë zonë do të jetë rreth 2.1 miliardë euro, ku rreth 160 milionë euro do të investohen nga kompania, ndërsa pjesa tjetër do të vijnë përmes kontratave paraprake të ndërtimit të rreth 12 mijë apartamenteve.

Për këtë pikë të rendit të ditës, grupi i Alibeajt në Kuvend ka kërkuar që debati të jetë i pakufizuar dhe jo 360 minuta sa ç’është parashikuar në mbledhjen e konferencës së Kryetarëve.

Ndërkohë në rend dite është futur edhe një interpelancë e kërkuar po grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt me kryeministrin Edi Rama për përmbytjet.

 RENDI I DITËS

Në mbështetje të Urdhrit nr. 88, datë 22.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.11.2022.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, z. Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim.)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Diskutime – jo më shumë se 6 orë.

(Koha e diskutimeve është përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve dhe ndahet në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve
sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend)

Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:

– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 190 minuta

– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 103 minuta

– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 18 minuta

– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 18 minuta

– Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

• Partia e Lirisë 10 minuta

• PSD 10 minuta

• Sali Berisha

• Albana Vokshi

• Edmond Spaho

• Flamur Noka

• Luan Baçi (gjithsej 13 minuta të ndara ndërmjet 5 deputetëve)

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin financiar e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia shqiptare”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Dhënie mendimi komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Diskutime

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

6. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

8. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

9. Projektligj “Për buxhetin e vitit 2023”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike #rendi i dites Kuvend Rama