Bota 2 Qershor 2022, 18:38

Nga ndalimi i naftës te përjashtimi i “Sberbank” nga SWIFT, BE miraton sanksionet kundër Rusisë

Shkruar nga Pamfleti

Bashkimi Europian ka miratuar paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë.

Sanksionet përfshijnë një ndalim të pjesshëm të naftës. BE-ja ra dakord të ndalojë importin e naftës ruse të sjellë me anije – që përbën pjesën më e madhe të saj – por do të vazhdojë të importojë përmes tubacioneve.

Gjithashtu në paketën e gjashtë të sanksioneve përfshihet edhe heqja e huadhënësit kryesor rus, “Sberbank” nga platforma ndërkombëtare SWIFT.

Marrëveshja më në fund u bë e mundur pasi 26 vendet e tjera ranë dakord të hiqnin nga lista e zezë Patriarkun e Kishës Ortodokse Kirill, një aleat i ngushtë i Kremlinit, për të qetësuar Budapestin. Hungaria doli kundër sanksioneve për Kirill dhe vendet e BE u detyruan të tërhiqen.

Bota BE Rusi sanksione