Politike19 Maj 2022, 14:15

Nga Princi Leka, te Halim Kosova, grupi i PD del me 10 emra për postin e presidentit

Shkruar nga Pamfleti
Nga Princi Leka, te Halim Kosova, grupi i PD del me 10 emra për postin e

Grupi parlamentar demokrat ka dalë me 10 emra për presidentin e ri. Enkelejd Alibeaj mblodhi grupin për të diskutuar mbi procedurat për presidentin e ri dhe në fund deputet kanë propozuar 8 emra.

Mësohet se deputeti Kreshnik Çollaku ka propozuar për kandidate për Presidente Jorida Tabakun dhe Dashamir Shehin. Ndërsa deputeti Saimir Korreshi ka propozuar si kandidat për president emrin e Visar Zhitit.

Deputeti Xhelal Mziu ka propozuar emrat e Rexhep Ukës, Halim Kosovës dhe Dashamir Shehit.

Deputetja Dhurata Çupi ka propozuar emrin e Princ Lekës si kandidat për President.

10 emrat e propozuar në grupin e PD

Politike (Emra) grupi PD