Showbiz 8 Shkurt 2022, 08:47

“Nga Prrenjasi vij unë?/ Komentuesit ‘shpërthejnë’ ndaj Monika Lubonjës: Turp i Zotit! Paguhesh me rrogen e shtetit du

Shkruar nga Pamfleti
“Nga Prrenjasi vij unë?/ Komentuesit

Në një video 10-sekondëshe, aktorja Monika Lubonja, teksa është nën shoqërinë e Einxhel Shkirës dhe Arjola Demirit, dëgjohet duke thënë:

“E di këtë, ça nga vij unë, nga Prrenjasi vij unë?”. Nga ana tjetër moderatorja Einxhel Shkira e pyet: “Çfarë ke me Prrenjasin? Ndërrojmë temë”, ndërsa aktorja Demiri i thotë diçka tjetër nën zë.

Videoja e këtij fragmenti është bërë virale dhe ndjekësit kanë shpërthyer në kritika dhe ofendime kundër aktores, për këto komente që janë cilësuar si ofenduese dhe raciste.

“Monika ka paragjykuar që në fillim kur i tha Elhaidit ti je nga shkodranët e mirë se je musliman. I nxjerr ca budallallëqe kjo si pa e kuptuar. Mire që i tha Einxheli të nderronin teme.”– shprehet një komentues.

“Turpi i zotit. Ti nuk ke shans të krahasohesh me ato gra që punojnë dhe rrisin familje në Prrenjas!”- shprehej një tjetër.

“Na hëngsh?ti injorante ! Pse moj nga vjen ti të duket vetja sikur ke zbritur nga qielli moj debile?”– thuhej në një koment tjetër.

Ndërkohë një koment tjetër sjell në vëmendje dhe faktin që Monika, ndërkohë që po qëndron në shtëpinë e BBVIP, vazhdon të paguhet nga Bashkia Tiranë si këshilltare e Erion Veliajt.

“Posi posi….të paditur prrenjsaket janë, se nuk mbajnë një dorë në revani dhe një në bakllava. Oooo posi …duhet të kesh një zgjuarsi të paparë të paguhesh me rrogen e shtetit duke ngrene qyl dhe duke qenë me pushime. Po pra po…se të jesh i drejtë dhe të shohësh punën tënde nuk qenka shkathtësi, zotësi është të jesh zgerlepse, zhvatëse, dhe e pangopur si lubi me atribute haxhuzeje. Të bësh si e paparë që të rrish gjithë ditën duke ngënë si kllunxhi, edhe ë bëhesh lypsare duke u marrë rroba njerëzve është të jesh e modës sot. Të punosh për ti siguruar vetë gjërat e tua, je kot sipas llogjikës së dhise Nika, që paguhet tu zgjidhë hallet njerëzve nderkohë sillet duke dhënë shembull të keq dhe të ulet. Po të vetklasifikohesh si VIPE dhe të pompohesh me lëvdata boshe se je personalitet vetëm se lë figuren tënde të përdhoset si lolo nga politika; normale që do të të duket vetja me status të veçantë. Kush ka dinjtet për veten, dhe kush punon me kokën ulur është budalla për llogjikën e KËSHILLTARES së bashkisë më të madhe të vendit.

Bravo Nika, rrespekte mbolle, rrespekte do korrësh. Ju ra kokes xhaxhi në kohën e dulles dhe e ke bërë ves të ecësh me parimin së vetëm duke u marrë me politike ecën para. Dhe me mendjen tëndë të shartuar me pasojat e 97; vetquhesh VIPE sepse punon në institucion shtetëror; ndërkohe duhet të jetë e kundërta, duhet të jesh sa më afër njerëzve në nevojë duke i ndihmuar; dhe jo duke i përçmuar me rracizma krahinor. Shyqyr që nuk je në Prrenjas se kanë shpëtaur prrenjsakët prej teje; dhe ishalla të zbythin nga bashkia e Tiranës se nuk të ka borxh njeri të mbajë mbi kurriz hipokrizitë e tua. Respekte!”- thuhej në koment.

Pas përfundmit të spektaklit të së premtes, Lubonja pati një debat me Einxhel Shkirën dhe Arjola Demirin ku gjatë diskutimit ajo tha Einxhel se e përmendi historinë e saj nga jashtë për t’i dhënë një damkë Donaldit dhe të tjerëve që kanë punuar me të. Nga ana tjetër moderatoja shprehu pakënaqësinë e saj dhe kritikoi aktoren për faktin se gjatë këtyre tre ditëve të nominimit “i ka bërë propagandë” Donaldit, duke e komplimentuar dhe duke kaluar kohë me të.

Showbiz BBV komentuesit monika