Dosja e zezë29 Shtator 2022, 15:52

Nga Ruli e Oketa, te Mediu, Imami e Gjunkshi, si vartësit e Berishës firmosën në rresht për privatizimin e kompleksit “Partizani”

Shkruar nga Pamfleti
Nga Ruli e Oketa, te Mediu, Imami e Gjunkshi, si vartësit e Berishës

Ja e gjithë skema që ndoqi qeveria “Berisha” për privatizimin e kompleksit “Partizani”

Afera me kompleksin “Partizani” rrezikon të fundosë një pjesë të madhe të kabinetit qeveritar 2005-2009. Prokuroria e Posaçme ka hapur dosjen e privatizimit të pronave dhe ministrat e Sali Berishës po merren në pyetje, duke dhënë llogari për ato që kanë firmosur.

Nga një vëzhgim i procedurave të ndjekura, rezulton se kemi disa funksionarë të përfshirë në këtë aferë.

Sapo Berisha mori pushtetin në 2005, menjëherë nisi lëvizjet që të privatizonte pronat ku ndodhej kompleksi sportiv dhe që dhëndri i tij të ndërtonte kulla më pas.

I pari që ju bind ishte ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli. Më 31 tetori 2005, ministri Ruli firmos shkresën nr. 9549, datë 14.11. 2005, drejtuar Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, me objekt: Propozim për privatizimin e Kompleksit “Partizani”.

Një muaj më pas, Mediu i dërgon Rulit shkresën Nr. 9549, datë 14.11.2005, me objekt: “Pranimin e propozim- kërkesës për heqjen e kompleksit “Partizani” me sipërfaqe 33 mijë m2, nga inventari pronave të ushtrisë dhe privatizimin e tij”.

Por procesi has në vështirësi, për shkak se duhej firma e presidentit. Në këtë periudhë president ishte Alfred Moisiu. Ishte e drejtë e presidentit si kryetar i Forcave të Armatosura të përcaktonte “Planin e përhapjes” së pronave të ushtrisë. Si duket Moisiu nuk pranoi dhe Berisha e pezulloi procesin, derisa u emërua president Bamir Topi. Pak pasi mori detyrën, Bamir Topi, me shkresë nr.638/2 dhe nr.638 / 4 më 29.08.2007 heq Kompleksin Partizani nga “Plani i përhapjes” duke rihapur kështu rrugën për privatizim.

Pas aprovimit të Topit, futet sërish në lojë Genc Ruli, i cili nxjerr urdhrin Nr. 50/1, datë 3.09.2007 për miratimin e privatizimit të kompleksit “Partizani”.

Në mars 2008 ndodh shpërthimi në Gërdec dhe procesi pezullohet. Fatmir Mediu largohet si ministër dhe emërohet Gazment Oketa.

Një vit më pas, në mars 2009, Oketa i dërgon komandantit të Komandës Mbështetëse, Vladimir Qiriazi, urdhrin që të firmosej kontrata e privatizimit të pronave. Por Qiriazi refuzon. Më pas ka një sërë korrespodencash mes tyre, pasi Ministria e Mbrojtjes tentonte të bindte gjeneralin se duhet të firmoste ai, por Qiriazi refuzonte me argumentin se në inventarin e Komandës Mbështetëse nuk bënte pjesë ky kompleks. Oketa e thërret në zyrë për ta bindur, por dështon sërish.

Berisha fut në lojë Oerd Bylykbashin, si drejtues të Njësisë Antikorrupsion në Kryeministri. Ai bën një audit dhe gjen “shkelje” për Gjeneralin dhe kërkon të merren masa ndëshkimore ndaj tij.

Më pas kemi ndryshime në qeveri dhe në Ministrinë e Mbrojtjes shkon Arben Imami. Ky i fundit largon Qiriazin dhe në vend të tij emërohet Xhemal Gjunshki.

Më 15 tetor 2009, Arben Imami e delegon Gjunkshin për të nënshkruar kontratën si përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes që administron Kompleksin Partizani” dhe të nesërmen Gjunkshi nënshkruan aktin me te cilin i dorëzon Kompleksin Partizani.

Në fund futet në lojë Berisha, i cili me disa VKM dëmshpërblen ish-pronarët dhe dhëndrin e tij. /Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare Berisha kompleksi Partizani