Sport 9 Dhjetor 2022, 20:28

Nga stadiumet e përgjakura te dopingu i Maradonës, Katari në “listën e zezë” të historisë së Botërorëve

Shkruar nga Pamfleti
Nga stadiumet e përgjakura te dopingu i Maradonës, Katari në

Nga stadiumet e përgjakura te dopingu i Maradonës, Katari në “listën e zezë” të historisë së Botërorëve

Botërori prezantohet gjerësisht si shfaqja më e madhe në spektrin e futbollit, aty ku kombëtaret nga kontinente të ndryshme “përplasin” brirët në aspektin sportiv, me qëllim prezantimin e kulturës së tyre futbollistike dhe sportdashëse në shkallët e impianteve ku aktorët më të mirë të kësaj loje japin verdiktet e gjykimeve të panumërta se kush e meriton kurorën e kampionit.

Përtej kësaj ane të medaljes, një turne kaq madhështor në çdo dimension të tij ka mbartur me vete edhe skandale.

Disa prej tyre janë ngulitur thellë në mendjen dhe zemrën e shumë sportdashësve, por ka edhe nga ata që janë “mbuluar” nga distanca kohore. Më poshtë po ju prezantojmë disa nga skandalet përgjatë viteve dhe etapave të ndryshme në rrugëtimin e tij:

-“Goli fantazmë i ’66-“ Anglia mund të mburret me të drejtë se ata janë krijuesit e lojës më popullore në botë, por nuk mund të nënkuptojë se ata mund t’i vendosin vetë rregullta e lojës.

Kupa e Botës në 1966 mund t’i qëndrojë për shtat frazës së mësipërme, pasi triumfi i tyre erdhi si rezultat i një goli fantazmë, me autor Hurst, i cili e detyroi Gjermaninë e asaj periudhe të shkonte në shtesë në finalen në mitikun “Uembli”.

Rezultati final do të shënonte 4-2 në favor të Bobi Çalton me shokë. Ai triumf ende përgojohet, jo vetëm nga mediat gjermane, i cili konsiston me të vetmen kupë në palmaresin e tyre.

-“Regjimi”- Viti 1978 do ta zhvendoste trofeun më të lakuar në rruzullin tokësor drejt Amerikës Latine, me protagonist Argjentinën. Vëmendjen më të madhe e tërhoqi se si u realizua e se kush e ktheu në pronë të tijën. Turneu u kontestua nga fillimi deri në fund, shkak i sistemit mbizotërues (diktatorial) tek “Albiçelestët”, e ku në përfundim rezultoi strategjia e duhur. Askush nuk mund të ngrihej apo reagonte pasi format e ndëshkimit mund të shkonin drejt të paimagjinueshmes.

-“Turpi i Gjionit”- “Furia e Kuqe” do të mbante peshën e organizimit në 1982, sërish në skenë dalin “Pancerat”. Gjermania ndodhej në të njëjtin grup me Austrinë dhe Algjerinë.

Pikërisht ata do të duelonin në raundin e fundit me austriakët, të cilëve nga kampi i tyre do t’u mjaftonte barazimi për të avancuar me tej.

Nëse ka një periudhë ku askush nuk mund të pastrojë “baltën” e gjermanëve është pikërisht kjo, pasi ata ua dhanë barazimin e dëshiruar “aleatëve” jo vetëm në fushëbetejën e shpatës, por edhe të fushës, çka solli eliminimin e Algjerisë.

Madje do të rezultonte kjo arsyeja se përse sfida e të njëjtit grup, e vlefshme mbi xhiron e tretë të luhet në të njëjtin orar.

-“Pa penallti e pa dhëmbë”- Franca kishte filluar të kthente pllakën nga vitet ’80, saktësisht në Botërorin e ’82 ata i shkuan shumë pranë finales, por gjermanët dhe vendimet e njëanshme në gjykim bënë që ëndrra franceze të mbetej mirazh. Sakrifica e transalpinëve shkoi deri në thyerjen e dhëmbëve të Patrik Batison, ndonëse ndërhyrja e Toni Shumakerit u cilësua korrekt.

-“Dora e Zotit”- Ishullorët do të ngjiteshin sërish në arenën botërore për t’i rrëfyer botës së janë edhe ata aty. Këtij mendimi nuk do t’i shkonte për shtat Maradona dhe devijimi i topit me dorë në atë kërcim me portierin Peter Shilton në minutën e 51-të. Episodi në fjalë do t’i hapte rrugën drejt gjysmëfinales dhe kurorëzimit, gjithsesi goli mbeti ende mister se si një stadium i tejmbushur në Meksikë rezultoi dëshmitar, përveç arbitrit.

-“Dopingu i Maradonës”- Diego Armando Mardaona kishte pushtuar botën me aftësitë mbresëlënëse dhe të luajturit në kompeticione të tilla ishte kthyer në diçka të zakonshme për të. Kupa e Botës në 1994-ën e mbajtur në SHBA shënoi zbehjen e mitit “popullor” pasi rezultoi me doping.

-“Stadiumet e përgjakura”- Botërori aktual ka sjellë një sërë risish, jo vetëm në shpenzime, por edhe kushte në të cilën po mbahet, stina e dimrit. Gjithsesi, ky është vetëm ajsbergu i një turneu kaq shumë të kritikuar. Mbizotëron numrin i lartë i viktimave si rezultat i kushteve të vështira në ndërtimin e stadiumeve./Panorama Sport

Sport dopingu i Maradonës goli fantazmë i ’66 stadiumet e përgjakura