Aktualitet14 Qershor 2018, 15:15

Nga stili i jetesës tek mënyra e të bërit politikë, faktet e veçanta nga jeta e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Nga stili i jetesës tek mënyra e të bërit politikë,

Jeta e Ramës njihet për shkak të aventurave të ndryshme, që gratë e jetës e deri tek stili i jetesës
dhe tek mënyra e të bëri politikë.

1. Edi Rama ka lindur më 4 korrik të vitit 1964 në qytetin e Tiranës. Është djali i Artistit të Popullit, Kristaq Rama, kurse nëna e tij quhet Aneta.

2. Edi Rama deri më sot ka ndërruar gjashtë profesione, basketbollist, piktor, pedagog, ministër
Kulture, kryebashkiak dhe politikan në krye të Partisë Socialiste.

3. Edi Rama ka qenë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, me të cilën është divorcuar dhe ka një
djalë që quhet Gregori. Aktualisht ai është martuar me Linda Bashën.

4. Rama ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për degën Pikturë dhe në vitin 1998 ka qenë
pedagog në Akademinë e Arteve. Një artist antikonformist që në pikturë ashtu si dhe në jetën e tij
nuk pëlqen kompromiset me të kaluarën.

5. Katër janë gratë që kanë hyrë në jetën e politikanit më të rëndësishëm të viteve të fundit, Edi
Rama. E para është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua. Më pas gjermania Eva që nuk
qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri, pas prezantuesja e njohur, Rudina Magjistari, me të cilën
bashkëjetoi për pesë vite. Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha.

6. Në ëndrrën e tij shqiptare pas kthimit nga Parisi, Edi Rama solli në Tiranë dhe të dashurën e tij
gjermane, Eva. Por duket se piktori antikonformist i Francës nuk mund të sillej më si më parë në
realitetin shqiptar dhe ajo u laruan pas një viti nga Tirana.

7. Lidhja e vetme e Edi Ramës me komunizmin është Spiro Koleka. Rama është nipi nga nëna i një
prej anëtarëve më jetëgjatë të Byrosë Politike gjatë sistemit komunist.

8. Edi Rama është ndër të paktët personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën
tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i
firmoste shkresat me Edi Rama.

9. Më 20 prill të vitit 1998, Edi Rama merr postin e ministrit të Kulturës. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 2000, ku kandidoi për Bashkinë e Tiranës ku edhe fitoi, duke i dhënë në këtë mënyrë PS-së për
herë të parë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend.

10. Më 9 tetor të vitit 2005, ai zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste. Gjatë Kongresit të 7-të të PS-së, ai merr 297 vota pro dhe 151 kundër. Në këtë mënyrë ai u bë kryetari i dytë në historinë e selisë rozë, duke zëvendësuar në këtë post Fatos Nanon.

11. Prej vitit 2000 Edi Rama udhëheq Bashkinë e Tiranës. Ai ka fituar tre mandate rresht në
kryeqytet. Në vitin 2000 përballë Besnik Mustafajit. Në 2003-shin rizgjidhet duke mundur Spartak
Ngjelën dhe në 18 shkurt 2007 merr bashkinë për herë të tretë duke mundur Sokol Olldashin e PDsë.
Ndërsa fituesi i 8 Majit për Bashkinë e Tiranës pritet të dalë nga gjykata.

12. Edi Rama ka më shumë se 10 vjet që gjendet në poste drejtuese. Që nga viti 1998 kur ai ishte
ministër e Kulture e deri tani në vitin 2008 që ai është kryetari i Bashkisë së Tiranës. Një rekord më
vete ky për politikën shqiptare. Dhe më 25 qershor 2013 zgjidhet kryeministër.

13. Edi Rama është etiketuar nga miqtë dhe kundërshtarët e tij si një rebel, ekstravagant, kritizer i
pashpirt dhe intelektual i madh. Ndërsa nga të huajt si i vetmi politikan me vizon në vend.

14. Përveç basketbollit, pasioni tjetër i Ramës është libri. Sipas miqve të tij, Rama është një lexues
race. Lexon kryesisht libra politikë, që kanë të bëjnë me modelet e qeverisjes, por edhe libra
ekonomikë të personaliteteve botërore.

15. Në vitin 1992, Rama së bashku me mikun e tij, Ardian Klosi, botojnë librin e titulluar
“Refleksione”. Libër i cili ishte një manifest eseje antikomuniste. Një vepër për të cilën Rama nuk ka
folur shpesh.

16. Piktura dhe basketbolli nuk kanë qenë pjesa më e rëndësishme e jetës së tij. Kur mendonte se
mund të shkëlqente në fushë, braktisi sportin dhe nisi të merrej vetëm me punën akademike në
shkollë. Ku sigurisht dhe këtu spikati si njeriu që thyen tabutë.

17. Rama në fillimet e tij politike ishte një kritizer i thekur ndaj komunizmit, ndaj kulturës dhe artit socialist. Më vonë ndaj Sali Berishës dhe të gjithë atyre që nuk shkonin përshtat ideve të tij. Më tej akoma në një artikulues anti-Nano dhe së fundi, një anatemues i çdo gjëje që ka bërë politika në 20 vite.

18. Sot është kryetari i Partisë Socialiste, por dikur ka milituar në radhët e Partisë Demokratike.
Ekstravaganti Rama fillimisht u afrua me lëvizjen demokratike, por nuk qëndroi më shumë se tre orë
në krah të Sali Berishës. Sipas vet Ramës, PS e 1991-shit ishte mbytëse.

19. Djali i një skulptori me emër në Shqipëri, Edi Rama, nuk ka reshtur së bëri djalin rebel. Rebel në
shkollë, ku përplasja me mësuesit dhe mësueset ka qenë hobi i tij. Rebel më vonë në sport, ku
kontrolli i topit të rëndë të basketbollit do të thoshte më shumë përplasje në “tabelë”.

20. Duke marrë pjesë edhe në Lëvizjen e Dhjetorit, Rama në vitet 1991-1992, së bashku me miqtë e
tij më të afërt sulmoi ashpër regjimin. Me një fjalor që i bënte viktimat t’u therte deri kockë, ai
poshtëroi atë sistem edhe me anë të disa pikturave.

21. Paralel me artin, Edi Rama ka dashur shumë edhe basketbollin. Madje ai së bashku me të vëllanë
kanë qenë pjesë e klubit të Dinamos. Në këtë sport ai pati sukses dhe u thërrit edhe në ekipin
kombëtar. Por Rama duket se la politikën për të luajtur në nivel kombëtar.

22. Edi Rama kthehet në Shqipëri kur mëson për vdekjen e të atit, Kristaqit, një personalitet në
Shqipëri, por mbi të gjitha një idhull i jetës së Ramës. Mjaftoi të heqë vëthin nga veshi, të presë
mjekrën, të shkurtojë flokët dhe serioziteti në ceremoninë e varrimit ishte shenja e dytë se ky njeri
mund të qëndronte edhe në Shqipëri.

23. Pas vdekjes së të atit, Rama merr një telefonatë surprizë. Ishte kryeministri Nano që e fton të
drejtojë Ministrinë e Kulturës. Një ftesë që Rama e pranon jo me shumë zemër, pasi më shumë
mendonte se si do të shkëputej nga ajo liria që kishte deri atëherë.

24. Në vitin 2003 Kofi Anan, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i jep kryebashkiakut Rama çmimin për
luftën kundër varfërinë. Ky është një ndër vlerësimet më të mëdha që ka marrë Rama, kjo për faktin
se bëhet fjalë për një vlerësim nga institucione zyrtare.

25. Në vitin 2004 Rama fiton titullin “Kryebashkiaku më i mirë i botës” (World Mayor), duke garuar
suksesshëm kundër kryebashkiakut të Romës, Athinës dhe Mexico Districto Federa. Rama mori 5500
vota dhe fitoi sepse shumica e tyre nuk ishin nga Shqipëria.

26. Por vlerësimet dhe çmimet për Edi Ramën nuk mbarojnë këtu. Në vitin 2005, ai vlerësohet nga
revista prestigjioze “Times”, si një nga 37 heronjtë që po ndryshojnë botën.

27. Një nga thëniet e Edi Ramës që mbahen gjatë në mendje është kur ai varrosi babanë e tij. “Erdha
në Shqipëri për të varrosur një pjesë të fëmijërisë time, për të futur në dhe mikun tim më të vjetër
duke kaluar kështu ditën më të vështirë të jetës”.

28. Një ndër batutat më të forta të Ramës, e cila ka hyrë tashmë edhe në fjalorin e politikës
shqiptare, është ajo për Fatos Nanon. “Fatos Nano po sillet si Robert Çamçakizi nëpër kantiere”.

29. Edi Rama ishte ministri i parë që hoqi badigardët dhe nuk pranoi të mbante makinë si ministër i
Kulturës. Gjë tepër e rrallë kjo për Shqipërinë dhe për ministrat e asaj kohe. Por “çudia” nuk zgjati
për shumë kohë, pas atentatit dhe punëve të shumta u detyrua të vijë në shijet e zyrtarëve të tjerë.

30. Prishja e ndërtimeve pa leje në parkun “Rinia” dhe në lumin e Lanës bëhej për herë të parë në
emër të shtetit. Dhe për këtë meritën më të madhe e ka marrë Edi Rama, megjithëse është një punë
që u bë nga Policia Ndërtimore me fondet e qeverisë.

31. Me këngën “Tirona”, e kënduar prej tij, Edi Rama bëhet i pari politikan që kompozon dhe këndon
një këngë vetë. Në këtë këngë në të cilën morën pjesë edhe grupi i famshëm “West-Side Familly” u
kthye në një hit të vërtetë.

32. Edi Rama është kryebashkiaku i vetëm i Tiranës që ka bashkëjetuar politikisht me katër
kryeministra. Pandeli Majko, Ilir Meta, Fatos Nano dhe së fundi me kryeministrin e Partisë
Demokratike, Sali Berisha.

33. Edi Rama është kryetari i dytë i PS-së, pas Fatos Nanos. Nano e mori drejtimin e PS-së në
moshën 39 vjeç. Ndërsa Edi Rama e mori drejtimin e partisë më të madhe në opozitë në moshën 41
vjeç.

34. Togfjalëshi më i përdorur nga Edi Rama është pikërisht “politika e re”. Tashmë kjo fjalë ka hyrë
në fjalorin politik të ditës të selisë rozë, ku nuk ka deputet që gjatë deklaratave të tyre mos të
përdorin togfjalëshin “politikë e re”.

35. Kur ishte në shtëpi për të vizituar prindërit, dy persona e ndoqën në një rrugë të errët dhe e
rrahën pa arsye. Një ngjarje që ai e përkujton si “stili Edi Rama”; duke iu marrë këmbët deri tek
shtëpia e një fotografi, rrugës për në spital dhe duke pozuar për fotografi të kokës së çarë dhe fytyrës të ënjtur e të përgjakur. “Trembëdhjetë gjuajtje”, u tha miqve, kur doktorët i hoqën tubat e ushqimit dhe të frymëmarrjes.

36. Pas rrahjes Rama vendos të largohet, jo vetëm se ndjehej i kërcënuar, por edhe për të provuar
fatin e artistit në migrim. U vendos në zemër të Parisit dhe me penel në dorë dhe telajon çdo
mëngjes nisi një jetë të re.

37. Por Rama edhe në Paris nuk e la profesionin e tij të të shkruarit. Ai kishte lënë në Tiranë një
reputacion, të cilin ai e ruajti edhe në Paris, duke shkruar opinione për një gazetë në Tiranë, duke u
përqendruar në çështje që nuk shkonin si duhet në Shqipëri.

38. Vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, në një intervistë ka thënë se gjatë 7 viteve të fundit, Edi Rama
është shkurtuar (kërrusur) katër centimetra. Kjo si pasojë e lodhjes dhe qëndrimit gjithmonë mbi
tryezën e punës.

39. Ndryshimi më i madh i Edi Ramës për publikun është fjalori i tij. Nëse hyri në mendjet e
shqiptarëve për frazat dhe batutat që përdorte kundër Berishës dhe fjalorin agresiv, që nga zgjedhja
në krye të PS-së, ka ulur ndjeshëm fjalorin duke përdorur një gjuhë standarde dhe shumë pak të
ndryshme nga të tjerët.

40. Rama është i pari politikan shqiptar që në media i janë publikuar foto nudo. Bëhet fjalë për fotot
në plazhet e Francës që u nxorën pak ditë nga zgjedhjet lokale të vitit 2007. Një veprim që Rama e
cilësoi si shantazh ndaj figurës së tij.

41. Edi Rama ndër pijet e tij të preferuara ka verën, megjithëse e pi shumë rrallë. Në lokale mund të
shihet vetëm me ndonjë gotë ujë pa gaz. Duhanin pasi mësoi ta pinte në Paris, sapo u bë kryetar
bashkie e ndaloi. Mban një dietë të fortë ushqimesh dhe bën vrap në kodrat e liqenit.

42. Është ndër politikanët që është i obsesionuar pas sms-ve. Mund t’u dërgojë me qindra në ditë
miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por ndryshe nga fjalimet e tij politike, sms-të i shkuan me një
tironçe autoktone dhe mjaft shkurt.

43. Makinat, ndryshe nga ish-kryetari i tij, nuk janë një hobi i Ramës. Deri më sot nuk është parë
asnjëherë në timonin e ndonjë makine, përveç fotove në autobusët e Bashkisë së Tiranës.

44. Dikur vishej me ekstravagancë. Çorape të kuqe, pantallona të gjera, kapuç në kohë dhe jelek
shumëngjyrësh. Ndërsa, që nga marrja e Partisë Socialiste, nuk e heq kostumin edhe kur
temperaturat shënojnë maksimumin e tyre.

45. Batuta më e fortë ndaj Edi Ramës cilësohet ajo e paraardhësit të tij në krye të Partisë Socialiste,
Fatos Nano. Ky i fundit gjatë disa debateve me Edi Ramën deklaroi se, “E kam marrë Edi Ramën me
thonj të paprerë nga Parisi dhe e bëra ministër”.

48. Kryesocialisti Rama veç akuzave të shumta që ka bërë ndaj kundërshtarit të tij politik, Sali
Berisha, ka drejtuar ndaj tij edhe shumë batuta. Por ajo që ka hyrë në historinë e fjalorit politik është “Doktor Rrumpalla”. Kjo cilësohet edhe si një nga batutat më të mira të Ramës.

46. Që prej tre vitesh, Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës ka zhvilluar dhe po zhvillon një
opozitë ndryshe ndaj qeverisë. Shumë analistë e kanë kritikuar këtë opozitë të Ramës ndaj qeverisë,
duke e cilësuar ata mjaft të butë dhe pa ide. Por duket se Rama nuk është tunduar aspak nga këto
kritika.

47. Frazat më të përdorura të Edi Ramës nga viti 2005 kur mori drejtimin e PS-së e deri tani janë:
“Politika e vjetër”, “politika e re”, “tranzicion i stërzgjatur”, “politikë e gërr-mërreve”, “qeveri e
dështuar”, “kryeministër gënjeshtar”, “përtej së majtës e të djathtës”, “politikë përmbi PS dhe mbi
PD-në”, “Rilindje”.

Dossier