
Nga unaza tek ora, Xheorxhina Rodrigez tregon si i shkëlqejnë aksesorët me diamante të mëdhenj në dunat e Arabisë (Fotot)
E dashura e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodrigez ka treguar disa bizhuteri magjepsëse në rrjetet sociale. Modelja 29-vjeçare ndau një sërë fotosh, teksa familja Ronaldo vazhdon të jetojë në Arabinë Saudite pas transferimit të CR7 në Al-Nassr.
Duke mbajtur dorën e një prej vajzave të vogla të legjendës portugeze, Xheorxhina nxori në pah një diamant të madh në gishtin e unazës.
Ajo gjithashtu kishte veshur një byzylyk luksoz argjendi dhe një orë të madhe me pamje të shtrenjtë, teksa shfaqte këngën e saj të preferuar.
Partnerja e CR7 gjithashtu postoi foto në Instagramin e saj, ku shihet ajo dhe fëmijët duke shijuar një ditë jashtë në dunat saudite.
Ajo pozoi së bashku me djalin e madh të Ronaldos, Kristiano Jr, 12-vjeç, në një dunë.
Binjakët që erdhën në jetë nga një nënë që i braktisi, Eva dhe Mateo, 5-vjeç, u shfaqën gjithashtu në imazhe, ashtu si Alana, 5-vjeç, të cilën Georgina e lindi vetë pak kohë më parë.
Familja buzëqeshi dhe fëmijët luajtën në shkretëtirë me partneren e Ronaldos, duke shfrytëzuar rastin për të bërë disa foto mahnitëse në rërën e artë.
Xheorxhina duket se po shijon jetën në shtëpinë e saj të re në Riad, duke u përqafuar me ish-sulmuesin e Mançester Junajtid, pasi ai festoi datëlindjen e tij të 38 në fundjavë.
Çiftit iu bashkuan një numër miqsh të ngushtë për një festë, së bashku me tre ëmbëlsira masive për të ftuarit.