Aktualitet 9 Prill 2018, 12:31

‘Nga varfanjak në miliarder’/ Ish- deputetja e PD-së kundër Llallës: Prisni dhe shikoni se ku është fundosur prokurori

Shkruar nga Pamfleti
‘Nga varfanjak në miliarder’/ Ish- deputetja e PD-së

‘Nga varfanjak, në miliarder’, ish- deputetja e PD-së kundër Llallës: Prisni dhe shikoni se ku është fundosur prokuroria me lekët e krimit

“Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë”.

Keshtu shprehet ish-deputetja e PD-se, Albina Deda, ne nje interviste ekskluzive dhene sot per “Panorama”, e afërme e familjes së Prokurores së Përgjithshme, teksa flet per zhvillimet me te fundit ne vend.

Pyetur se muajt e fundit nga organi i Prokurorisë ka vetëm akuza dhe procedime për përfaqësuesit e opozitës dhe nese po tregohet e drejtë në vendimmarrjen e saj, Kryeprokurorja Marku, Deda dha kete pergjigje:

“Ju thashë konsideratën time. Arta Marku ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të një organi, i cili nga gardian i ligjit ishte shndërruar në ortak të krimit. Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë. Një pjesë të parave të pista, ata po i përdorin sot për të denigruar Arta Markun, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor nga ato që e akuzojnë. Mos u habisni, se krimi e përdor dhe politikën. Por po afron dita e së vërtetës”.

Aktualitet Adriatik Llalla Albina Deda Arta Marku paratë e krimit