
Disa detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i Policisë në qarkun e Durrësit për heqjen e kamerave të paligjshme.
Sipas Policisë, personat të cilat janë nën hetim dhe që dyshohen se kanë lidhje me këtë janë disa emra të njohur, elementë të botës së krimit, mes të cilëve dhe kunati i Lul Berishës, Plarent Dervishaj.
8 të fortët që akuzohen se kanë instaluar kamera sigurie që do t’i shërbenin për të mësuar lëvizjet e grupeve rivale dhe të policisë janë: Albert Muharremi, vëllai i Rrumit të Shijakut, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avduli), Altin Avdyli, Sajmir Gjepali, Plarent Dervishaj dhe Dejvid Karaboja.
Policia sekuestroi 47 kamera sigurie të vendosura nga grupe kriminale, në disa lagjet të qarkut të Durrësit.
Kamerat e sigurisë të vendosur për sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale dhe për të monitoruar lëvizjet e policisë, ishin montuar nga grupet e të fortëve në Durrës, Shijak, Kruje dhe Nikël.