Showbiz12 Nëntor 2022, 22:48

Nga vjedhja e kurorës së miss-it, te marrëdhënia me nënën, rrëfehet Valbona Selimllari

Shkruar nga Pamfleti
Nga vjedhja e kurorës së miss-it, te marrëdhënia me

Missi i parë shqiptar, Vlabona Selimllari, është rrëfyer si asnjë herë më rreth jetës së saj private. Gjatë një interviste për “S’e Luan Topi”, ajo u shpreh se kur është bërë nënë për herë të dytë ishte mjaft e pasigurt në vetvete për rëndësinë që do i kushtonte fëmijëve e si do e ndante kohën me ta, por çdo gjë e gjeti rrugën e duhur.

Pata ankth sepse e doja kaq shumë djalin e parë, thoja si do e duaj këtë tani do të vijë edhe fëmija i dytë, por zoti e rregullon çdo gjë. Ka aq shumë dashuri, ka pafund. Frika që pata që dhe të ndaja dashurinë mes tyre ishte e kotë. Vajza është dashuri pastaj. Është shumë pas djemve, vajzat kanë një qasje tjetër ndaj prindërve, unë kam qenë shumë e barabartë me të tre”, tregon ajo.

Valbona Selimllari ashtu siç çdo person tjetër ka pengjet e saj në jetë, të cilat lidhen me familjen, kryesisht më nënën e saj. Ajo u shpreh se është penduar që nuk ia ka shprehur dashurinë të ëmës me fjalë.

Unë vdes për të dhe ajo e di këtë gjë, unë nuk jam njeri fjalëshumë, për këtë më vjen keq në një mënyrë, motrat e mia janë më lajkatare. Unë jo gjithmonë ia them se sa shumë e dua, por nuk ka nënë që nuk e di se sa shumë e do fëmija. Është budallallëk, asgjë nuk më kushton t’ia them të dua, por nuk jam tipi. Fëmijët e mi ma thonë shumë shpesh. Kur u rriske të mbushet koka me gjëra të tjera dhe e merr si të mirqenë që ajo e di, por duhet ta dëgjojnë”, tha ajo.

Ajo ka treguar edhe një incident që i ka ndodhur ne Itali, ku i vodhën kurorën e misit e cila ishte me gurë të çmuar, por produksioni ia zëvendësoi sërish atë.

Kurora e vetme që kam është e Miss Globe. Ma vodhën në Milano se ishte me gurë të çmuar dhe për fat të mirë produksioni ma zëvendësoi sërish”, tha Selimllari.

Showbiz “Valbona” selimllari