Aktualitet 6 Shkurt 2023, 20:22

Nga Vojo Kushi te Xhafer Deva, kërcimi pindarik në kërkim të një kauze

Shkruar nga Pamfleti
Nga Vojo Kushi te Xhafer Deva, kërcimi pindarik në kërkim të

Shkurt hesapi, një dejavu të betejave të vjetra e të lashta, ku më e fundit ishte në 2019-n. Por me një ndryshim, se kur nuk i ngjiti Lulzim Bashës teoria e “lugatit”, vështirë që t’i ngjisë dy dinosaurve politikë që shumica e njerëzve, sipas sondazheve 70% i shikojnë si gogolë.

Shkruan Ylli Pata

Nuk ka qenë fort e largët koha kur pati një frenezi thirrjesh e glorifikimit të heronjve të Luftës së Dytë nga Ilir Meta.

Kryesisht atentatorëve: Vojo Kushi, Vasil Laçi, Avni Rustemi etj etj, që u ridekoruan nga Presidenca, si një tentativë metafore për të treguar se çfarë do t’i bëjë opozita Edi Ramës.

Po të shkretët atentatorë, përveç llamarinave të presidencës, kanë marrë harresën e “dashnorit të vjetër”, i cili ka krijuar një tjetër parti, një tabor politik që nuk i do më partizanët, por ata që luftuan me partizanët.

E kështu erdhi inati me Erion Veliajn që riemëroi “Dëshmorët e 4 Shkurtit” në një segment rruge, ku ajo ka ekzistuar. E ky zulm po vjen pasi një zqullje të aferës Mcgonighal, e cila ka marrë udhën për gjykatë.

Megjithatë Berisha e rikujtoi prapë sot, tërë sy e veshë se çfarë sillte nga SHBA Belind Këlliçi dhe Orest Bylykbashi, që kishin udhëtuar së bashku me Damian Gjiknurin në SHBA.

Duhet karburant për protestën, por mbi të gjitha një lëndë të parë për të mbajtur situatën nën tension non stop deri në zgjedhjet e 14 majit, ku opozitat as nuk kanë përgatitur një program, as nuk kanë plane për të marrë bashki të rëndësishme të vendit, as për të nxjerrë kandidatura të reja, që do të jenë edhe fytyra e opozitës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Gjithçka është në vendnumëro, pasi si Sali Berisha e si Ilir Meta, i kanë hapësirat e ngushta të lëvizjes. Njëri është i sansionuar nga dy fuqitë botërore SHBA e Britania e Madhe, si dhe me disa dosje në SPAK për vete e dy familjarë të tij.

Tjetri me disa dosje në SPAK dhe me një forcë politike të rrudhur, e në kërkim të një identiteti të ri, kësaj radhë shumë të djathtë, e më e djathtë se PD-ja.

Nga tani, e deri në zgjedhje, nuk do të ketë një përgatitje për te përballur mazhorancën, por thjesht një luftë kaotike, duke marrë çdo kauzë që sjell dita, e për ta vërtitur ndaj Edi Ramës, duke e pikturuar si lugat.

Shkurt hesapi, një dejavu të betejave të vjetra e të lashta, ku më e fundit ishte në 2019-n. Por me një ndryshim, se kur nuk i ngjiti Lulzim Bashës teoria e “lugatit”, vështirë që t’i ngjisë dy dinosaurve politikë që shumica e njerëzve, sipas sondazheve 70% i shikojnë si gogolë.

Natyrisht që të dy e dijnë shumë mirë çfarë po bëjnë dhe se ku i çon e gjithë ky zulm. Po hapësira politik e veprimit është sumë e ngushtë, ndaj do të ketë zhurmë e kaos, me shpresë se dicka del, osë njerëzit lodhen e mund të ndodhë si në 2005-n, kur siç mburret shpesh Ilir Meta: Unë e ringjalla doktorin.

Një zhurmë që do rritet e rritet deri më 14 maj, me shpresën se do të ndodhë një incident që të shpërthejë revolucioni, ose përndryshe: Lufta, tani fillon, siç ka thënë edhe armiku më i madh i Sali Berishës-Lulzim Basha.

Forum Berisha kauza Meta