Bota17 Janar 2023, 21:02

Nga zërat se fshihej në Shqipëri, te komunikimet me letra, si arriti Matteo Denaro të qëndronte 30 vite në arrati

Shkruar nga Pamfleti

Tridhjetë vjet në arrati janë shenjë pushteti, një sfidë të cilës Matteo Messina Denaro jo vetëm që i mbijetoi, por vazhdoi të drejtonte një pjesë të rëndësishme të Cosa Nostra-s.

Nga gjithë anëtarët e mafies të dalë para gjyqit mungonte vetëm ai, Matteo Messina Denaro, një nga njerëzit më të afërt të Toto Riina, i shpallur në kërkim që në vitin 1993.

Ai vazhdoi të menaxhonte fuqinë dhe asetet e grumbulluara përmes biznesit të drogës, zhvatjes, investimeve në energjinë e erës, supermarketeve, turizmit dhe sektorë të tjerë. Një thesar i vlerësuar rreth 4 miliardë euro.

Ai dyshohet se ka qëndruar edhe jashtë Italisë dhe dy vendet që janë përfolur janë Spanja dhe Shqipëria. Mirëpo si duket ai bazën e tij e ka pasur në Siçili, në trekëndëshin mes Castelvetrano, Marsala dhe Trapani. Në këtë tokë kanë mbirë rrënjët mafioze të një bosi që ka qenë gjithmonë “në zemrën” e Totò Riina.

Për tridhjetë vjet ai arriti t’i shmangej kapjes. Komunikimet i kryente në mënyrën më bazike nëpërmjet atyre që italisht quhen “Pizzi”, letra shumë të vogla të shkruara me dorë, me kode dhe pa indikacione komprometuese që transmetohen me korrierë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lidhjet me Toto Riina

Lidhja e ngushtë e Messina Denaros me “bosin e shefave” korleonez u konfirmua nga vetë Riina në bisedat e tij me shokun e tij të burgosur, të përgjuar në burg në vitin 2013: “Babai i tij, shpirti i mirë, ishte një i krishterë i mirë… ai shërbeu për shumë vite si guvernator … i dhashë mundësinë të lëvizte lirshëm … por ai ishte një i krishterë i përsosur“.

I njohur si “U siccu” (skilipeci), apo edhe “Diabolik”, Messina Denaro filloi ngjitjen e tij kriminale në vitin 1989 kur u denoncua për pjesëmarrje në organizatën mafioze në grindjen midis klaneve Accardo dhe Ingoglia të Partanës. Vetëm 20 vjeç, ai u kthye në nxënësin e Totò Riina-s.

“Don Ciccio”, babai i tij në fakt, ishte kreu i mafies së Trapani-t, që e transformoi Cosa Nostra-n duke e shkëputur atë nga tradita feudale për ta katapultuar në botën e biznesit dhe Matteo ishte fëmija i katërt në gjashtë, i cili krenohej që vazhdoi karrierën e babait.

Shumë besnik ndaj krahut të egër të Cosa Nostra-s, atij të Korleonezëve, ai do të kishte qenë i pranishëm në samitin e kërkuar nga Riina, në tetor 1991, në të cilin u vendos plani i vdekjes që kishte si objektiva gjyqtarët Falcone dhe Borsellino.

Të penduarit më pas thonë se ai ishte pjesë e komandos që duhej të eliminonte Falcone-n në Romë, aq sa ai mori pjesë në inspektimet e organizuara për sulmin.

Më 21 tetor 2020 ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Assizes e Caltanissetta-s si një nga nxitësit e masakrave të Capaci-t dhe rrugës D’Amelio në të cilën u vranë gjyqtarët Falcone dhe Borsellino dhe shoqëruesit e tyre.

Krimet që rëndojnë mbi të

-Në vitin 1991 ai ishte përgjegjës për vrasjen e Nicola Consales, pronar i një hoteli në Triscina, i cili ishte ankuar për një punonjësen e tij austriake, cila ishte ama e dashura e bosit të mafias.

-Në korrik 1992 ai ishte ndër autorët e vrasjes së Vincenzo Milazzo-s, kreut të bandës ciçiliane Alcamo.

-Disa ditë më vonë ai mbyti Antonella Bonomo, gruan e Milazzo-s, tre muajshe shtatzënë. Të dy trupat u varrosën në fshatin Castellammare del Golfo.

-Në vitin 1992 Riina e kishte dërguar në Romë për të organizuar vrasjen e Giovanni Falcone-s atje, përpara se ta kthente në Siçili.

-Ndërkohë Messina Denaro ishte në gjurmët e Maurizio Costanzo-s, duke u infiltruar edhe në publikun e teatrit Parioli së bashku me mafiozin tjetër, Giuseppe Graviano. Një vit më vonë Costanzo mbeti i padëmtuar për mrekulli në shpërthimin që ndodhi në via Fauro, i cili duhej ta kishte vrarë atë së bashku me gruan dhe shoferin e tij.

-Në vitin 1993, u lëshua një urdhër arresti për pjesëmarrje në organizatë mafioze, vrasje, masakër, shkatërrim, posedim dhe mbajtje të lëndëve shpërthyese, vjedhje dhe krime të tjera të lehta.

-Në vitin 1993 ai qëndronte pas atentateve mafioze në Romë, Firenze dhe Milano.

-Matteo Messina Denaro ishte ndër organizatorët e rrëmbimit të Giuseppe Di Matteo për të detyruar babanë, Santino, të tërhiqte deponimet e tij për masakrën e Capaci-t. Pas 779 ditësh robëri, fëmija u mbyt dhe trupi u tret në acid.

-Në vitin 1994 Messina Denaro organizoi një sulm me bombë kundër të penduarit Totuccio Contorno.

Bota denaro Mafia