Sport 8 Shtator 2019, 10:09

Ngacmoi një vajzë në lokal, lojtari i Chelseat e pëson keq!

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori anglez Danny Drinkwater është rrahur keqazi në një lokal në Manchester. Lajmin e ka publikuar sot e përditshmja britanike “The Sun”, që sqaron edhe detajet e sherrit. Ish-lojtari i Chelsea, që këtë verë u transferua te Burnely, u rrah nga disa persona, pasi ka ngacmuar një vajzë në një lokal nate. Pas ngacmimit ka nisur një debat, që përfundoi në sherr.

Sipas “The Sun”, lojtari ka ngacmuar vazhdimisht një vajzë, që nuk ka pranuar shoqërinë e lojtarit. Për pasojë, Drinkwater është nxjerrë jashtë lokalit nga truprojat. Gjithsesi, problemet për mesfushorin 29-vjeçar nuk kanë përfunduar këtu. Një grup “të fortësh” e kanë rrethuar dhe rrahur lojtarin, që ëhstë mbuluar nga gjaku.

Mësohet se vajza që ka ngacmuar Drinkwater ishte në shoqërinë e një futbollisti tjetër, Kgosi Ntlhe, që luan me Scunthorte United (kategoritë e vogla angleze). Ish-lojtari i Chelsea nuk është tërhequr edhe pse vajza ishte e shoqëruar me një futbollist tjetër, që ka reaguar, duke e rrahur lojtarin.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Chelsea