Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në lidhje me situatën aktuale në vend, ku deklaron se Shqipëria është kthyer në një bazë operacionale të kokainës.
Gjatë shpjegimit të tij, gazetari tha se trafikantët e sjellin kokainën në Shqipëri se kostoja i del më lirë se ta çojnë direk tek tregu. Hoxha tha se në port ngarkesa e konteinerit kushton 300 mijë euro dhe se çfarë ke brenda nuk ta prek njeri.
Artan Hoxha: Vetëm me çmimin e shumicës, kemi çdo lloj bordi, i vetmi bordi ku çmimi është stabël është ai i narkotikëve, vetëm aty s’ka hyrë shtetit. S’kemi bord për bananen. Çmimi i bananes varet me çfarë vjen brenda.
Kemi bllokuar një anije me gjithë qymyr nga Kolumbia, po e mbajmë aty, kemi bllokuar dhe kalatën. Po përmenden vetëm qershorin. Më 7 qershor DEA kapën 350 kg kokainë në San Paolo në bazën e sigurt dhe pastaj u kap ngarkesa në Portugali. Brazili vend tranziti. Nëse kapet në Brazil vjen nga Peruja.
Ngarkesa që na ekspozoi në Brazil ishte ajo KS Elbasanit. Kjo e qershorit ishte 1 ton. Në 12 qershor kapet 2 ton. U kapë dy persona, Franc Malo dhe Gent Meta. Këta çunat i kapëm ne me 2 kile heroinë. Këta nuk janë bosët, rregullojnë marrëveshjet, por parimin është që bosi nuk e prek mallin.
Kemi kokainën që bëhet jashtë ku vetëm para dhe trafikun këtu në Shqipëri. Të futësh kokainë në Shqipëri duhet të kesh kontroll mbi portin.
Praktikisht një organizatë i intereson ta zbarkojë Belgjikë dhe në Holandë. 2.2 tonëshi i interesonte të zbarkonte në Holandë. Këta kishin një kokainë që e kishin tretur në asparag dhe ai ka bërë punë dyfish e ka bërë lëng , e ka paketuar në konservë asparagu, do e sillte në Evropë dhe do e përpunonte prapë, kemi pjesën që bëhet jashtë dhe normalisht ata do e çojnë sa më afër tregut ajo ul kostot. pse e sjellin ë n shqipëro. E sjellin ë Shqipëri se kostoja e të sjellit në Shqipëri i del më lirë se ta çojnë direk tek tregu. Në port paguajnë më pak se çdo paguanin në Roterdam. 300 mijë euro ngarkesa e konteinerit, se çfarë ke brenda nuk ta prek njeri.
I BIE gjatë se kostoja e këtij operacioni të gjatë i del më lirë. Policët tanë janë më të lirë se ata atje dhe në këto kushte parapëlqejnë ti bien më gjatë të paguaj më pak. Nga trafikant është një biznesmen i paligjshëm . Ne jemi kthyer në një bazë operacionale e kokainës. Ti ke brenda infrastrukturë, laboratorë përpunimi dhe bazë të sigurt. Laboratori i përpunimit, ajo nuk vjen pluhur, ata përfitojnë nga lëndët e para të industrisë ushqimore.
Shko te tatimet dhe shih çfarë eksportojmë. Më thanë një formë të re, sheqeri. Nuk e lënë tullën por fusin ën sheqer. Ata dy djemtë është me origjinë nga Përmeti.