
Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Pavias në Itali, ku humbi jetën një shqiptar. Një 44-vjeçar, i identifikuar si Aleks Palushi, ka gjetur vdekjen pasi ka ngecur në mekanizmin rrotullues të një betoniereje.
Mësohet se 44-vjeçari kishte në pronësi një kopani të vogël ndërtimi.
Në momentin e ngjarjes Palushi ka qenë duke pastruar një betoniere, por është bllokuar në mekanizmin rrotullues dhe ka marrë dëmtime të rënda që i kanë marrë edhe jetën.
Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 15:15, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses ishte i padobishme.