Politike 9 Gusht 2022, 17:29

Ngeli “non grata” pa hequr/ Bastisja e shtëpisë së Trump pikëllon Evi Kokalarin dhe familjen Berisha

Shkruar nga Pamfleti
Ngeli “non grata” pa hequr/ Bastisja e shtëpisë së

Në të gjithë mediat botërore ka bërë bujë sot bastisja e shtëpisë së ish-presidentit Donald Trump nga FBI.

Rrethanat e operacionit janë ende të paqarta dhe FBI-ja nuk ka bërë komente. Megjithatë, sipas burimeve, operacioni duket se është në kuadër të hetimeve për keqpërdorimin e mundshëm të informacioneve të klasifikuara nga zoti Trump, pasi ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021. Ish-presidenti Trump akuzon demokratët se po shfrytëzojnë FBI-në për ta penguar atë të fitojë një mandat tjetër presidencial më 2024.

Por më shumë se republikanët, ky operacion ka pikëlluar Sali Berishën dhe të besuarën e tij Evi Kokalari. Kjo e fundit e shiste veten si e dërguara e Trump, ndërsa i premtoi Berishës se Trump do kthehet në pushtet në vitin 2024 dhe do ja heqë damkën e “non gratës”.

Madje dhe në Kuvendin Kombëtar që mbajti Berisha ajo sulmoi presidentin Biden dhe premtoi një “epokë të artë” kur republikanët të vijnë në pushtet. Por duket se hetimet e FBI venisin shpresat e Kokalarit, pasi rikandimi i Trump në këto kushte mbetet i vështirë. Dhe ajo këtë e ka treguar në rrjetet sociale, pasi ka postuar shprehje të Trump dhe e barazon FBI-në me KGB-në ruse.

Nga ana tjetër, pikëllimi duket dhe te familja Berisha. Televizioni i familjes së tij sot ka bërë me dhjetra lajme në mbështetje të Trump dhe duke sulmuar autoritet dhe demokratët. Pasi i dështoi plani me padinë në Francë, shpresat e Berishës ishin te rikthimi i Trump në pushtet, por duket se telashet nuk kanë të sosur për ish-kryeministrin.

Politike #kokalari Berisha Trump