Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit, ku një autobus me nxënës u sulmua nga kriminelë të armatosur.
Përmes një postimi në rrjetin social “facebook” Balla në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve, shoqeve, mësuesve të shkollës, që humbën më të dashurit në këtë sulm.
“Lutemi që i plagosuri të ketë shërim të shpejtë. Policia e Kosovës duhet të çojë sa më parë para drejtësisë këta kriminelë, të cilët meritojnë një ndëshkim ekstrem”, shkruan Balla.
“Jemi pa fjalë e shumë të prekur nga ngjarja tragjike që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit ku një autobus me nxënës u sulmua nga kriminelë të armatosur. Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve, shokëve, shoqeve, mësuesve të shkollës, që humbën më të dashurit në këtë sulm. Lutemi që i plagosuri të ketë shërim të shpejtë. Policia e Kosovës duhet të çojë sa më parë para drejtësisë këta kriminelë, të cilët meritojnë një ndëshkim ekstrem.
Jemi me ty Kosovë e dashur në këtë moment të dhimbshëm, në prag të festës së flamurit kuq e zi”- shkruan Balla.