Kronike31 Janar 2023, 17:46

Ngjarja tragjike në Elbasan, 34-vjeçarja që ndërroi jetë pas abortit, nënë e dy fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarja tragjike në Elbasan, 34-vjeçarja që ndërroi

Ngjarja tragjike në Elbasan, 34-vjeçarja që ndërroi jetë pas abortit, nënë e dy fëmijëve

Detaje të reja janë zbardhur për vdekjen e 34-vjeçares Etleva Çullhaj, si pasojë e një aborti  në maternitetin e Elbasanit.

Sipas spitalit e Etleva Çullhaj, ka mbërritur në spital me shtatzëni të dëmtuar, fëmija ka qenë i pajetë, ku mjekët janë detyruar për të kryer abortin.  E reja ishte banuese në lagjen “5 Maji” të Elbasanit ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë dhe do bëhej nënë për herë të tretë.

Pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet nga materniteti për në shtëpi.-

Disa orë më pas ka pasur përkeqësim të shëndetit duke pësuar komplikacionet që i morën jetën.

Deri më tani ku ka ndonjë prononcim të spitalit për ngjarjen, deri në përfundim të ekspertizës mjekoligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 34-vjeçares.

Dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me këtë rast.

Kronike elbasani