Kronike27 Janar 2023, 17:07

Ngjarja tragjike në Gramsh, publikohet fotoja e 75-vjeçarit që vrau bashkëshorten dhe vëllanë

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarja tragjike në Gramsh, publikohet fotoja e 75-vjeçarit që

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Gramsh. Ndërkohë është publikuar fotoja e 75-vjeçarit Xhevit Sinani, i cili vrau bashkëshorten Zeqinen dhe vëllanë Shaqirin.

Xheviti sapo ka vrarë dy familjarët e tij ka shkuar në familjen e krushqve të fisit Ranxha, i cili ndodhej pranë kanionit të Holtës.

Ai atje ka marrë në telefon djalin e tij ku i ka thënë se ka vrarë të ëmën dhe xhaxhain.

Autori ka qenë në shtëpinë e tyre në momentin e arrestimit nga policia.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit pasditën e sotme, ku autori i ka gjuajtur me sende të forta vëllait dhe bashkëshortes së tij.

Pas vrasjes autori është larguar nga shtëpia.

Kronike #Ngjarja tragjike në Gramsh