Kronike16 Shtator 2022, 22:13

Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari përplaset për vdekje nga treni

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari përplaset për

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Genova të Italisë, ku një burrë, 46-vjeçar nga Shqipëria është përplasur për vdekje nga treni.

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë dyshohet se viktima ishte duke marrë një objekt që i kishte rënë mbi shina, në momentin fatal kur u përplas nga treni.

Ndërkohë që po hetohet në dy pista, nëse ka qenë aksidentale apo bëhet fjalë për një vetëvrasje.

Mediat italiane raportojnë se 46-vjeçari u mor para nga treni teksa ishte duke ecur në shina në rrjedhën e sipërme,  pas stacionit hekurudhor Bogliascos.

Kronike #nga treni përplaset Shqiptari