Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vaut të Dejës.
Është shënuar një ngjarje tepër e rëndë në qytetin e Vaut të Dejës. Raportohet se një 17-vjeçare i ka dhënë fund jetën duke konsumuar një sasi fotoksine.
Sipas informacioneve paraprake, e mitura ka konsumuar lëndën toksike në orët e pasdites dhe për pasojëka humbur jetën.
Bëhet me dije se familjarët kanë dhënë ndihmën e shpejtë, por fatkeqësisht nuk kanë mundur ta ndalnin ngjarjen e rëndë.
Aktualisht janë duke u marrë në pyetje familjarët e viktimës për të mësuar edhe arsyen e ngjarjes së rëndë.