Aktualitet11 Shkurt 2023, 11:32

Ngjarje tragjike në Lushnje, burrë e grua asfiksohen nga gazi

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje tragjike në Lushnje, burrë e grua asfiksohen nga gazi

Dy të moshuar janë gjetur pa shenja jeta në qytetin e Lushnjës mëngjesin e kësaj të shtune.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, kanë ndërruar jetë si pasojë e rrjedhjes së gazit, gjë e cila ka asfiksuar të moshuarit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e policies”, njofton policia.

Aktualitet asfiksim gazi Lushnje