alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Ngjarjet kriminale në Tiranë, Noka kërkon dorëheqjen e Çuçit: Policia në shërbim të qeverisë për të vjedhur vota!

24/05/2022, 15:21
ne Politike
A A
Ngjarjet kriminale në Tiranë, Noka kërkon dorëheqjen e Çuçit: Policia në shërbim të qeverisë për të vjedhur vota!

Ngjarjet kriminale në Tiranë, Noka kërkon dorëheqjen e Çuçit: Policia në shërbim të qeverisë për të vjedhur vota!

Deputeti demokrat Flamur Noka ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi, pas zhvillimeve tragjike mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku një 60-vjeçar u plagos me armë zjarri nga një efektiv i FNSH-së, ndërkaq një tjetër polic vrau kolegun e tij me armën e shërbimit në ambientet e Komisariatit nr.3.


-Lexo edhe:

‘Pasaportat e florinjta’ nga qeveria, ish-ministri: Rama po e paraqet Shqipërinë si shtet zuzar

Berisha dhe Meta kapen duke pirë kafe bashkë… e ëmbël iu erdhi, zeherr iu shkoi

“Ne jemi dëshmitarë sesi në këto 9 vitet e fundit policia e shtetit u vendos në shërbim të trafikut të drogës, në shërbim të mbjelljes së kanabisit në të gjithë vendin, në shërbim të çdo grupi kriminal që ndihmonte pushtetin për të vjedhur votat”, tha ai mes të tjerash.

Sipas Nokës, “vrasja brenda komisariateve e policëve me njëri tjetrin është një histori e padëgjuar më parë, aqsa zor se gjen shembuj të ngjashëm edhe në vendet e botës së tretë”.

“Policia e Shtetit, që duhet të garantojë me ligj sigurinë e qytetarëve shqiptarëve, sot është një nga organizatat më të degraduara të shtetit shqiptar.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Vrasja mes policëve mbrëmë në mes të Tiranës, brenda komisariatit, si dhe plagosja me armë e një qytetari nga një polic tjetër po në komisariat, janë tregues të degradimit qe  qeveria e Edi Rames i ka shkaktuar organizates se policisë se Shtetit.

Gjatë këtyre 9 viteve të Edi Ramës në pushtet kanë ndodhur 2 gjëra kryesore për sigurinë e qytetarëve: Policia e Shtetit është dobësuar, krimi i organizuar është fuqizuar.

Këto vite, ne kemi qenë dëshmitarë sesi një trupë profesioniste, rezultatet pozitive të së cilës ishin vendimtare për liberalizimin e vizave, u shndërrua në një trupë me rekrutë të politizuar, që i shërben vetëm partisë-shtet.

Ne jemi dëshmitarë sesi në këto 9 vitet e fundit policia e shtetit u vendos në shërbim të trafikut të drogës, në shërbim të mbjelljes së kanabisit në të gjithë vendin, në shërbim të çdo grupi kriminal që ndihmonte pushtetin për të vjedhur votat.

Vrasja brenda komisariateve e policëve me njëri tjetrin është një histori e padëgjuar më parë. Zor se gjen shembuj të ngjashëm edhe në vendet e botës së tretë.

Është modeli i qeverisjes së Edi Ramës, i cili ka zëvendësuar Policinë e Shtetit me militantë, që nuk njohin ligjin, nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe kanë degraduar në një pikë të pakthyeshme besimin e qytetarëve tek policia.

Duke shprehur keqardhjen familjareve te viktimes dhe duke I uruar sherim te shpejte te plagosurit, Partia Demokratike dënon me ashpërsi ngjarjet e ndodhura mbrëmë në 2 komisariatet e policisë.

Të dyja ngjarjet kanë përgjegjës. Nuk janë vetëm ata që kanë kryer krimin drejtpërsëdrejti. Ata janë pasqyre e një sistemi të kalbur e të degraduar nga eprorët e tyre politikë.

Më së paku, sot dorëheqjen duhet ta japë Ministri i Brendshëm. Gjatë drejtimit të tij, në komisariate po vriten policët, po digjen papritur komisariatet me të arrestuar brenda, po gjoja vetëvriten të arrestuar të tjerë.

Ministri i Brendshëm nuk ka çfarë të presë më! Ai nuk është në këtë detyrë për të bërë policin e trafikut dhe për të urdhëruar shtetrrethim, kur në Tiranë luhet futboll!“- deklaroi Noka.

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve për presidentin e ri, Mediu: Opozita të dalë me kandidat për raundin e tretë

Apeli i GJKKO konfiskon 3.4 mln eurot e “Toyota Yaris”: I kalojnë shtetit!

Apeli i GJKKO konfiskon 3.4 mln eurot e “Toyota Yaris”: I kalojnë shtetit!

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

As armët bërthamore dhe as raketat; cilët do ta vendosin rendin e ri botëror pas lufte

19/08/2022, 12:14

Twitter godet anëtarët e partisë së presidentit Vuçiç

19/08/2022, 11:59
Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56
Putin i tregon 'dhëmbët' NATO-s!

Putin i tregon ‘dhëmbët’ NATO-s!

19/08/2022, 11:53

“Do përfundoni poshtë gomave të makinës”, Gledis Nano pezullon policen “hot” në Elbasan që shau dhe ofendoi gazetarët 

19/08/2022, 11:41
Berisha e Meta rithemeluan opozitën, por vranë alternativën për në pushtet

Berisha e Meta rithemeluan opozitën, por vranë alternativën për në pushtet

19/08/2022, 11:40
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In