Aktualitet16 Shtator 2022, 21:15

Ngjela: 3 televizione të rëndësishme në vend financohen nga Moska

Shkruar nga Pamfleti
Ngjela: 3 televizione të rëndësishme në vend financohen nga

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar debatin e ditëve të fundit sa i takon financimeve ruse në Shqipëri. Sipas avokatit, Moska ka tentuar gjithmonë të futet në vendim tonë.

Ai shprehet se pas daljes së raportit të DASH, mund të kemi nisje të hetimeve për Bashën. Nga ana tjetër ai shtoi se janë 3 televizione të rëndësishme në vend që kanë marrë para ruse.

Sekretari i Shtetit Amerikan e tha se në Shqipëri shihet një konflikt interesi mes Rusisë dhe SHBA-ve. Shërbimet ruse dhe politika ruse kërkon që të futet në Shqipëri dhe me para do të futet. Kemi edhe një proces që filloi kundër Bashës dhe gjyqi u pushua në Shqipëri, por gjykata nuk e thirri dëshmitarin kryesor që do të vinte nga SHBA-ja. Atëherë nuk ishte SPAK në lojë. Unë e kam ditur dhe denoncuar se shërbimet ruse paguajnë këtu, nuk ka rëndësi se kë paguajnë. Politika shqiptare ka 2 shekuj që shitet.

Politika ruse kërkon që të blejë politikën shqiptare, por kam të dhëna që 3 televizionet kryesore financohen nga Rusia. E kam fakt, por nuk di emra. Se sa do të implikohen dhe sa do të precipitojë kjo ngjarje e sa do të hetojë ShBA-ja, nuk e di, por nëse ndodh do të kemi çudira”, tha ai.

Ngjela shtoi se SPAK ka të drejtë ta risinë çështjen penale nëse ka prova të reja dhe tha se çështja e Bashës është pushuar dhe nuk ka pasur pafajësi.

SPAK ka të drejtë ta risinë çështjen penale nëse ka prova të reja. Çështja ndaj Bashës nuk është pushuar me pafajësinë e Bashës dhe mund të rihapet sa herë gjendet një fakt, nuk është pafajësi. Por SPAK ka bërë një hapje për një ish-ministër. Se si ecin hetimet nuk  e dimë. Çdo gjë mund të ndodhë sepse SPAK është shpresa jonë”, tha ai në “RTV Ora”.

Aktualitet finacimi i mediave Ngjela Rusia