Aktualitet31 Tetor 2018, 08:36

Ngjela jep alarmin: Edi Rama po fundos Shqipërinë në humnerën e varfërisë, bravo kuksianët që e dëbuan

Shkruar nga Pamfleti
Ngjela jep alarmin: Edi Rama po fundos Shqipërinë në

Ngjela jep alarmin: Edi Rama po fundos Shqipërinë në humnerën e varfërisë, bravo kuksianët që e dëbuan

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, iu ka kushtuar ca fjalë falënderuese kuksianëve, që sipas tij, dje dëbuan Edi Ramën nga qyteti i tyre.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, avokati Ngjela shkruan se kuksianët i treguan vendin kryeministrit, i cili po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme. Ndërsa shtron pyetjen nëse do të veprojnë kështu të gjitha qytetet, që janë në zinë e varfërisë.

“Bravo Kuksi. Kuksianët e dëbuan dje Edi Ramën nga Kuksi. Dhe kanë të drejtë. I treguan vendin një kryeministri që po fundos vendin në humnerën e varfërisë ekstreme. Po a do veprojnë kështu të gjitha qytetet që janë në zinë e varfërisë ekstreme sot në Shqipëri?”, shkruan Ngjela.

Dje banorët e Hasit dhe Kukësit me disa pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti i kryeministrit Rama, kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit, si dhe mënyrën si po qeveris Rama.

“Rama ik”, “Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do” ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës.

Kryesore Edi Rama kukesianet spartak Ngjela varferia