Aktualitet26 Korrik 2018, 19:54

Ngjela në trishtim: Sa pak kemi mbetur!

Shkruar nga Pamfleti
Ngjela në trishtim: Sa pak kemi mbetur!

Ngjela tregon pse Basha vrapoi t'i ndalonte protestuesit: Ja çfarë do të ndodhte nëse hordhitë e Saliut do të hynin në shkallët e ministrisë së Brendshme

Spartak Ngjela mes dhimbjes pas vdekjes së Adem Demaçit, shpreh trishtim se çdo ditë po mbeten pak njerëz që luftojnë për jetën Kombëtare.

“Sot u nda nga jeta dhe një hero, Adem Demaçi. Sa pak kemi mbetur! Po mendoj se jemi ende të mjaftë për të garantuar jetën tonë Kombëtare. Heroika nuk është poetikë, por është edhe poetikë, se më parë ajo është jetë e cilësisë së lartë.

Gjithsesi heroi Demaçi e pa të realizuar ëndërrën, vullnetin dhe motivin e tij: lirinë e atdheut të vet. Ai ishte dhe do të jetë një çlirimtar dhe libertar i popullit të vet, i të gjithë shqiptarëve.

Ngushëllime familjarëve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij kosovarë që e mbajtën si simbolikë të heroikës kombëtare për dekada të tëra Adem Demaçin, i cili tani është, pa dyshim, një vlerë e madhe gjithëkombëtare”, shkruan Ngjela.

Forum