Aktualitet24 Qershor 2022, 22:14

Ngjela pro amnistisë fiskale: Krimin e korrupsionin i ka në dorë SPAK, kush ka bërë shkeleje të ndëshkohet

Shkruar nga Pamfleti
Ngjela pro amnistisë fiskale: Krimin e korrupsionin i ka në dorë

Paralajmërimet e ndërkombëtarëve dhe skepticizmi i tyre për realizimin e amnistisë fiskale në Shqipëri nuk kanë ndikuar në qeverinë e drejtuar prej Edi Ramës.

Tashmë projektligji është paraqitur për konsultim publik e më tej do të vijohet me votimin në qeveri e parlament.

Lidhur me këtë ligj ka folur avokati Spartak Ngjela. Ai ka thënë në “RTV Ora” se janë çështje të ndara nga drejtësia. Sipas tij, nuk pengohet puna e SPAK dhe e BKH.

Ato që janë krime i kap pushteti gjyqësor jo politika europiane. Krimin e organizuar dhe korrupsionin e ka  SPAK, pyet SPAK. Unë them që është gjë normale që qeveria do bëjë amnisti fiskale. Krimin se ka në dorë qeveria por pushteti gjyqësor, ta kapë. Amnistia fiskale që bën qeveria është për paratë që hidhen në treg. Unë i kam kërkuar qeverisë me kompetencën time të rrisë rrogat deri në 700-800 mijë lekë. Kërkoj që të derdhen para në treg, duhet të investosh para në treg. Kjo është loja e sotme. Kur bën amnisti fiskale është një shenjë që hidhen para në treg. Ku është krimi, le ta kapë pushteti gjyqësor”, tha ai.

Aktualitet amnisti avokat Ngjela