Aktualitet28 Nëntor 2022, 16:23

Ngjela “shuplakë” politikës: Ata që sulmojnë kundërshtarin në ditë feste duhen përbuzur, janë skizofrenë që e urrejnë popullin

Shkruar nga Pamfleti
Ngjela “shuplakë” politikës: Ata që sulmojnë

Këta tipa të sëmurë mendërisht, i shtyn urrejtja e tyre që të mendojë me mllef për prishjen e këtij gëzimi mbarë-shoqëror. Ata këtë natyrë e kanë pasion patologjik.

Shkruan Spartak Ngjela

Kur një lider politik merret edhe në një ditë feste kombëtare, merret me kundërshtarin e vet politik, por jo me gëzimin e shoqërisë së tij, ky lider, në brendësi të psikikës së tij, urren popullin e vet…

Po patë një të tillë, kurrë mos iu afroni… përcillni përbëuzje dhe përçmim…

E dini pse?

Sepse ky lloj njeriu urren gëzimin e shoqërisë se tij.

Këta tipa të sëmurë mendërisht, i shtyn urrejtja e tyre që të mendojë me mllef për prishjen e këtij gëzimi mbarë-shoqëror. Ata këtë natyrë e kanë pasion patologjik.

Vërtetësisht, këta nuk e arrijnë dot këtë qëllim absurd, por, duke menduar në lajthim se ua kanë prishur festën bashkëkombasave, këtyre iu lehtësohet mllefi i tyre skizofrenik. Sepse, si rregull, këta tipa janë skizofrenë.

Në fakt kjo…

Është tani një aksiomë e njohur psikologjike, për psikikën e një lideri të shitur, që është shitur se urren popullin e vet… dhe iu shërben armiqve pushtues të vendit të tij.

Forum Akuza festa Ngjela