
Ngjela tmerron Ramën dhe i kujton rastin e Berishës: Nëse "Zëri i Amerikës" flet dy herë, kemi të bëjmë me raport!
Duke marrë shkasë nga publikimi i përgjimeve të Zërit të Amerikës për blerjen e votave nga grupet kriminale, avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në “360 Gradë’ në Ora News, tha se tashmë bëhet fjalë për raport.
Avokat Ngjela ka tmerruar kryeministrin Edi Rama, teksa e ka paralajmëruar se “Zëri i Amerikës” ka një raport bombastik ndaj tij dhe qeverisë së tij socialiste, pasi nuk flet kot dy herë.
Ngjela: Nëse Zëri i Amerikës flet një herë është rast, nëse flet dy herë është raport. Ky është raport. A kemi një precedent? Kemi precedentin e Berishës. Berisha nuk tha është kazan. U tha më keq se ky, duke thënë ju keni vrarë Presidentin. Ky tjetri u thotë kazan. Të shikojmë si do të vejë. Zëri i Amerikës po ta kishte mik këtë do të kishte heshtur.