Politike26 Gusht 2018, 14:19

Ngjela zbulon emrat e politikanëve të korruptuar që do kapë Reforma në Drejtësi: Në krye qëndron Berisha e Rama

Shkruar nga Pamfleti
Ngjela zbulon emrat e politikanëve të korruptuar që do kapë

“Ka gjashtë vjet që amerikanët dhe gjermanët kërkojnë interlekutorë politikë në Shqipëri, dhe shqiptarët i nxjerrin ose Sali Berishën me injorantet e tij, që duan shkatërrimin e Shqipërisë, ose Edi Ramën me një tufë kalamajsh që vetëm vjedhin”

Avokati Spartak Ngjela shprehet se ka ardhur fundi i politikanëve të korruptuar në vendin tonë, duke përmendur këtu dy udhëheqësit suprem të politikës, Sali Berisha i PD dhe Edi Rama i PS. Ngjela shkruan në ‘Facebook’ se të dy këta politikan, me injorantët që i ndjekin nga pas, i kanë sjellë shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve, por tani ka ardhur koha që ata të largohen dhe kjo nuk do të ndodhë me revolucion, por me reformën në Drejtësi.

Sipas tij, politika amerikane po kërkon prej vitesh shqiptarë patriotë për të bërë politikë dhe gjën hajdutë antishqiptarë, që punojnë për fqinjët pushtues të territoreve shqiptare. Më tej, avokati shton se shqiptarët nuk mund t’ua vënë drunë këtyre politikanëve, pasi janë drejtuar gjithmonë nga njerëz të korruptuar që kanë shitur Shqipërinë e shqiptarët, duke lënë të kuptuar se pastrimin e politikës nga të korruptuarit do ta bëjnë vetëm amerikanët dhe gjermanët.

“Ka gjashtë vjet që amerikanët dhe gjermanët kërkojnë interlekutorë politikë në Shqipëri, dhe shqiptarët i nxjerrin ose Sali Berishën me injorantet e tij, që duan shkatërrimin e Shqipërisë, ose Edi Ramën me një tufë kalamajsh që vetëm vjedhin.

Të gjithë janë kundër interesit të Shqipërisë. Të gjithë shiten dhe të gjithë vjedhin dhe urrejnë shqiptarët. Këto kanë qenë vitet kur Shqipëtarët do të rifitonin nderin historik. Por u drejtuan nga hajdutë antishqiptarë. Kjo ka qenë fatkeqësi kombëtare.

Ka tre vjet politika amerikane që po kërkon shqiptarë patriotë që të bëjë politikë, dhe gjen hajdutë antishqiptarë, që punojnë për fqinjët pushtues të territoreve shqiptare.

Pse nuk ikin hajdutët nga drejtimi i Shqipërisë? Jo, pyetje është kjo tjetra: pse nuk iu vënë këtyre drunë shqiptarët?

Nuk e bëjnë dot, se këtë shqipëtarët e kanë dobësi shekullore: janë drejtuar ngaherë nga shqiptarët e korruptuar që kanë shitur Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe këta kanë ardhur në drejtim me radhë, njëri pas tjetrit. Kështu edhe sot. Po sot, a do të ikin?

Sigurisht që po. Por i kanë sjellë shumë dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve. Tani ka ardhur koha. Dhe i kap Reforma, kjo është gjë e sigurt. Prandaj këta të korruptuar nuk do largohen me revolucion, por me reformë”, shkruan Ngjela.

Politike Edi Rama Korrupsioni Sali Berisha spartak Ngjela