Aktualitet 2 Maj 2019, 22:09

Ngjela zbulon sms-ën e zyrtarit të SHBA për Metën e Berishën: Kush kishte veshë e dëgjoi!

Shkruar nga Pamfleti
Ngjela zbulon sms-ën e zyrtarit të SHBA për Metën e

Ngjela zbulon sms-ën e zyrtarit të SHBA për Metën e Berishën: Kush kishte veshë e dëgjoi!

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se si kryeministër Ramush Haradinaj e fitoi lojën sa i përket ndërrimit të kufijve.

Ngjela ka deklaruar se zyrtari amerikan Palmer iu dha një mesazh të qartë politikanëve pro-rusë në Tiranë, mes të cilëve janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ngjela: Kemi thënien e Palmer që tha: targeti Rus për Shqipërinë është shumë i vështirë. Kush kishte vesh nga këta që venë në Moskë e Beograd e dëgjoi. Ne e dimë që edhe Moska edhe Beogradi ishin për ndërrimin e kufijve.

Sa i përket politikës amerikane tha që nëse palët duan ta bëjnë le ta bëjnë. Po ku e di Amerika që këtu palët shiten. Atëherë në këtë pikë doli ai armiku i popullit, Ramush Haradinaj dhe tha s’dua, stop. Si kryeministër e fitoi lojën. Deri tani Haradinaj fitoi lojën.

Aktualitet Ramush Haradinaj spartak Ngjela