Bota 7 Shkurt 2019, 14:52

Ngre flamurin Kuq e Zi në ballkonin e shtëpisë, shqiptari në Mal të Zi e pëson keq

Shkruar nga Pamfleti

Ngre flamurin Kuq e Zi në ballkonin e shtëpisë, shqiptari në Mal të Zi e pëson keq

Një shqiptar është gjobitur në Mal të Zi për shkak se vendosi flamurin shqiptar në ballkonin e shtëpisë në festat e 28-29 nëntorit.

Bëhet fjalë për shqiptarin Emin Beqaj nga Tuzi i Malit të Zi, i cili u dënua me 230€ gjobë.

Lajmin e ka bërë të dutur deputeti shqiptar në Mal të Zi Nik Gjeloshaj, i cili tregon se gjoba u pagua nga subjekti politik Alternativa Shqiptare.

Gjeloshaj ka publikuar ditën e sotme në Facebook mandatin e pagesës së gjobës, ndërkohë që shprehet se nuk mund ta ndalë askush përdorimin e flamurit kombëtar.

Postimi i plotë i Gjeloshajt:

Të nderuar miq,

Siç e dini, unë disa herë kam shprehur publikisht pakënaqësinë time, në lidhje me mosaprovimin e ligjit për rend publik, me të cilin do të lejohej përdorimi i lirë i flamurit kombëtar. Alternativa Shqiptare në bashkëpunim me subjektet tjera nacionale do të punojë pa ndalur që ligji në fjalë të aprovohet në Parlament sa më parë!

Ne kemi kritikuar ashpër dënimin e shqiptarëve në Tuz dhe Ulqin nga policia e shtetit disa kohë më parë!
Përveç kësaj, unë kam pohuar pubikisht që çdo shqiptar që dëhotet për flamur, gjobën në tërsi do t’a paguaj Alternativa Shqiptare!
E përsërisim edhe me këtë rast se NUK MUND TË NA E NDALIN PËRDORIMIN E SIMBOLIT TONË dhe që NUK MUND TË NA DËNOJNË, sa jemi në gjendje të PAGUAJMË!

Ps po ndajmë me Ju mandat pagesën e gjobës për bashkëvendasin tonë Emin Beqaj!

Sinqerisht,
NGJ


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Rajoni