Politike 8 Gusht 2018, 10:48

”Ngrini zërin në parlament, përfshirë edhe mua të luftojmë këtë fenomen”, deputetja e PD-së thirrje 12 depu

Shkruar nga Pamfleti
”Ngrini zërin në parlament, përfshirë edhe mua të

''Ngrini zërin në parlament, përfshirë edhe mua të luftojmë këtë fenomen'', deputetja e PD-së thirrje 12 deputetëve të rinj të Kuvendit

”Të rinjtë në Shqipëri janë të papunë dhe shënojnë numrin më të lartë në Europë”, kështu shkruan deputetja e PD-së, Rudina hajdari në rrjetet sociale. Teksa publikon një raport krahasues me vendet evropiane, vajza e Azem hajdarit u bën thirrje të gjithë deputetëve të rinj të Kuvendit të ngrenë më shumë zërin në parlament për të luftuar këtë fenomen.

Statusi i Rudina Hajdarit në Facebook:

“Shqipëria ka numrin më të lartë të papunësisë të të rinjve, në rajon por edhe në Europë. Papunësia e rinisë kap shifrat 32.8%. Po të hapësh faqen e Instat sot, e tregon 10% më pak këtë shifër. Kjo tregon tentativën e qartë të qeverisë për ta mbuluar këtë realitet të hidhur, sepse nuk ka qenë kurrë një prioritet për ta dhe s’ka për të ndryshuar nëse nuk përpiqemi të hedhim më shumë dritë mbi këtë fenomen.

Zhvillimi i rinisë dhe krijimi i hapësirave lehtësuese për punësimin e tyre duhet të jetë prioritet pasi kjo grup-moshë është 1/3 e Shqipërisë, dhe duke marrë parasysh se sot kemi 12 deputetë nën moshën 35 vjeç, përfshi dhe mua, politikat për të rinjtë duhet të jenë më në fokus sot më tepër se asnjëherë.

Pavarësisht sjelljes demoralizuese të qeverisë, duhet që së bashku me shoqërine civile dhe aktivistët të përpilojmë ligje dhe të marrim praktikat më të mira perëndimore për të zhvilluar potencialin e rinisë”, shkruan Hajdari në statusin e saj në rrjetet sociale.

Politike deputetja e PD Rudina Hajdari