Aktualitet 2 Shtator 2019, 10:29

Ngritja e SPAK dhe kryeprokurori i ri në axhendën e KLP-së, ‘dridhen’ politikanët e korruptuar dhe zyrtarët e l

Shkruar nga Pamfleti
Ngritja e SPAK dhe kryeprokurori i ri në axhendën e KLP-së,

Ngritja e SPAK dhe kryeprokurori i ri në axhendën e KLP-së, 'dridhen' politikanët e korruptuar dhe zyrtarët e lartë

Muaji shtator përkon edhe me nisjen e punës nga institucioneve në vend, pas pothuajse 1 muaj pushime.

Në këtë mënyrë edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur punën këtë të hënë duke pasur prioritet detajet e fundit për ngritjen e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi ka treguar edhe prioritetet e punës në sezonin e ri, duke vënë theksin tek ngritja sa më e shpëjt e SPAK.

Ibrahimi shpjegoi se ngritja e SPAK është pranë finalizimit dhe se në garë janë 15 kandidatë por se do diskutohet nëse SPAK mund të ngrihet me një numër minimal prokurorësh.

“Ne kemi diskutuar dhe më herët që numri mund të jetë dhe më i pakët. Këtë sezon shpresojmë ta finalizojmë me SPAK. Ne do diskutojmë se cili do jetë numri minimal që mund të ngremë SPAK”, u shpreh ai.

Po ashtu, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi ka deklaruar në mbledhje se tashmë janë në fazën finale për garën për kryeprokuror.

“Kemi përpara dy sfidat kryesore: Ngritja e SPAK dhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Do të vazhdojmë një proces transparent dhe efiçent për vleresimin e magjistratëve me profil prokuror.

Deklarata e Ibrahimit mund të shqetësojë jo pak politikanët dhe zyrtarët e lartë të përfshirë në afera korruptive, të cilët do të luajnë çdo fije për t’ja hedhur paq me institucionet e drejtësisë së re.

Por duket se vendosmëria amerikane për t’a vënë në zbatim Reformën në Drejtësi duket se është pranë finalizimit.

Aktualitet gent ibrahimi KLP Mbledhja prokurorë SPAK struktura e posacme