Kronike30 Prill 2019, 10:17

Ngrohja e motit, nis aksioni për “kanabizimin”. Policia e Mirditës sekuestron 200 fidanë në territorin e Lezhës

Shkruar nga Pamfleti
Ngrohja e motit, nis aksioni për “kanabizimin”. Policia e

Stina në të cilin jemi dhe ngrohja e motit shënon dhe fillimin e aksionit për “kanabizimin” e vendit. Ndërsa në bjeshkët e larta në fshatin Kuzhnen të Lezhës, dy kultivues kanë rënë në rrjetën e policëve të Mirditës, të cilët me anë të dylbive të fuqishme kanë mundur të pikasin një çadër të dyshimtë në majën e një mali.

Oficeri i policisë në Mirditë Gj. Tusha pasi ka dyshuar në çadrën mes malesh, në një kohë që barinj sezonalë ende nuk ka kanë dalë në verim, është afruar të vendi i dyshuar i cili është në administrimin e rrethit të Lezhës. Ai ka gjetur në çadër dy shtetas 20 e 35 vjeç të cilët i kishte kapur gjumi.

Pasi është bërë ndalimi i tyre, polici Tusha i mbështetur dhe nga kolegë të tjerë ka konstatuar qindra kubikë, në sejcilin prej tyre lishte të mbjellë fidanë kanabisi.

Burime nga policia konfirmojnë se janë sekuestruar dhe më pas asgjësuar rreth 200 fidanë minorë kanabisi, ndërsa kultivuesit e tyre janë shoqëruar në policinë vendore.

Kronike