Bota24 Janar 2023, 17:05

Ngurrimi i Gjermanisë, SHBA gati të dërgojë tanket e saj në Kiev për t’i hequr "frikën" Berlinit

Shkruar nga Pamfleti
Ngurrimi i Gjermanisë, SHBA gati të dërgojë tanket e saj

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po heqin dorë nga kundërshtimi i tyre për dërgimin e tankeve M1 Abrams në Ukrainë dhe thuhet se një njoftim për dërgimin e tyre mund të vijë brenda kësaj jave.

Një zyrtarë i lartë amerikan, duke folur në kushte e anonimitetit ka thanë se nuk ishin në dijeni të një vendimi përfundimtar të SHBA-së për të dërguar Abrams në Ukrainë, por një veprim i tillë mund të bëhet për të inkurajuar Gjermaninë, raporton Reuters.

Ligjvënësit amerikanë i kanë bërë presion qeverisë së tyre që të eksportojë tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë, duke thënë se edhe një numër simbolik do të ndihmonte që aleatët evropianë të bënin të njëjtën gjë.

Britania ka thënë se do të furnizojë 14 tanke Challenger 2, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të tankeve Leclerc.

Evropa ndodhet në një ngërç aktualisht, pasi Gjermania nuk pranon të dërgojë tanket e saj në Ukrainë nga frika e një përshkallëzimi me Rusinë. Ditët e fundit Berlini ka dhënë një sinjal pozitiv, pasi ka deklaruar se nuk do të pengonte aleatët të dërgonin tanke e prodhuar prej saj në Kiev.

Bota #Tanket gjermane Ukrainë.