Aktualitet20 Mars 2019, 12:53

Ngushtohet “laku” për shkaktarët e Gërdecit, familjarët e viktimave në gjykatë: Të hetohet Fatmir Mediu

Shkruar nga Pamfleti
Ngushtohet “laku” për shkaktarët e Gërdecit,

Ngushtohet "laku" për shkaktarët e Gërdecit, familjarët e viktimave në gjykatë: Të hetohet Famir Mediu

Po ngushtohet çdo ditë e më shumë “laku” për shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit, ku u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.

Mësohet se dy familjarë të viktimave të tragjedisë i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar riahpjen e procesit gjqyësor për këtë çështje.

Raportohet se janë Feruze dhe Zamira Kurda, të cilët kërkojnë nga Gjykata të revokojë vendimin që pushoi çështjen dhe që Prokuroria të nisë hetimit mbi Fatmir Mediun, pasi sipas tyre, ai nuk u hetua kurrë dhe askush nuk mbajti përgjegjësi për jetët e humbura në këtë tragjedi.

Shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec, shkaktoi 26 jetë të humbura në shkurtin e 2008-ës, si dhe shkatërroi një fshat të tërë.

Dy ditë pas tragjedisë, Fatmir Mediu dha dorëheqjen nga posti i ministrit të mbrojtjes dhe më pas parlamenti me shumicë votash i hoqi atij imunitetin e deputetit pas kërkesës për hetim nga prokuroria e përgjithshme.

Aktualitet Fatmir Mediu tragjedia e gerdecit