Sport30 Mars 2022, 15:49

Nigeria mbeti jashtë Kupës së Botës, tifozët futen në fushë dhe shkatërrojnë gjithçka, humb jetën mjeku i FIFA-s (Vid

Shkruar nga Pamfleti
Nigeria mbeti jashtë Kupës së Botës, tifozët futen

Nigeria mbeti jashtë Kupës së Botës, tifozët futen në fushë dhe shkatërrojnë gjithçka, humb jetën mjeku i FIFA-s (Video)

Gana shtangu Nigerinë, duke e lënë jashtë Botërorit, pa barazimit 1-1 në sfidën e kthimit të zhvilluar ditën e sotme. Kombëtarja ganeze, arriti të siguronte një biletë për në Kupën e Botës së Katarit, falë golit në fushën kundërshtare, teksa sfida e parë u mbyll në barazim 0-0.

Aftermath of the destruction at MKO Abiola stadium, Abuja after the Super Eagles failed to qualify for Qatar 2022.

This is unbelievable pic.twitter.com/IVoHdiXEIB

— POOJA… (@PoojaMedia) March 29, 2022

Por ky dështim i Nigerisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, ka bërë që tifozët e saj të tërbohen dhe të futen në fushën e lojës duke shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara.

Në fund të ndeshjes humbi jetën një mjek i FIFA-s nga Zambia, i cili ishte në krye të detyrës te antidopingu. Jozef Kabungo humbi jetën pas pushtimit të fushës nga tifozët nigerianë, pas bilbilit të trefishtë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por sipas dëshmive të ndryshme, mjekun e kanë vrarë gjatë pushtimit të ambjenteve të stadiumit nga mbështetësit vendas.

@FAZFootball joins the rest of the football family in mourning the late Dr Joseph Kabungo. Dr Kabungo, a CAF/FIFA medical officer was on duty in Abuja for the second leg, final qualifying match between Nigeria and Ghana that ended 1-1. 1/3 pic.twitter.com/D3VmbKCT3l

— FAZ (@FAZFootball) March 30, 2022

Policia është detyruar të ndërhyjë me gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët. Një situatë me të vërtetë kaotike, që i ngjan një arene të vërtetë lufte. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

It is getting messy here. Destroying everything they can touch. Tear gas fired! pic.twitter.com/g49v8oV9Rg

— Yaw (@theyawofosu) March 29, 2022

Sport Gana Kupa e Botës Nigeria