
Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar për përjashtimin e deputetit të PD, Gazment Bardhit nga Kuvendi.
Kryemadhi tha se seanca e sotme tregoi që sot që s’ka parlament.
“Sot seanca tregoi që s’ka më demokraci, s’ka institucion dhe as sistem hibrid. Këtu ka diktaturë të injorancës dhe politike.
Paratë e shqiptarëve janë paguar për McGonigal. Me paratë që kanë dalë nga xhepat e qytetarëve për agjentin.
Sot tregoi që s’ka parlament, kemi një kryetare që përjashtoi Bardhin se i tha kukull dhe u fye, por ne kur i themi dikujt je e bukur i themi kukull, s’është fyerje.”, tha Kryemadhi.
Ajo tha gjithashtu se ditët në vijim do të dalin në dritë fakte të reja ku ish-zyrtarit të FBI-së, i janë dhënë shuma të tjera parash.
“Unë ju falënderoj për devotshmërinë që keni për të ndjekur atë gjë të shëmtuar. Sot seanca parlamentare tregoi që demokraci nuk ka më, por një diktaturë. Një diktaturë injorance në radhë të parë dhe ajo politike. Nëpërmjet saj nga xhepat e shqiptarëve janë marrë paratë dhe kanë shkuar për të paguar McGonigal. Qëllimi i vetëm për të ushtruar shantazh. Për të kërcënuar jo vetëm opozitën, por edhe biznese”, tha Kryemadhi.