Në një kohë kur SPAK ka nisur hetimet, Manastirliu dhe Enkel Joti i japin miliona euro tendera Nikut të mafies italiane, procedurat janë zhvilluar në mënyrë korruptive, pa garë dhe me pazar në tavolinë
Edi Rama dhe Ogerta Manastiruliu kanë dorëzuar buxhetin e shëndetësisë për blerje oksigjeni në duart e Besnik Halilit, i cilësuar si përfaqësuesi i grupit mafioz italian Ndragheta, në Shqipëri.
Nga përgjimet e publikuara disa javë më parë, të realizuara nga Antimafia Italiane në kuadër të operacioneve të zhvilluara në Itali, Besnik Halili, i njohur në botën e mafies si ‘Niku’, dyshohet se ishte garancia e Princit të Ndragheta-s, Antonio Gallo për të korruptuar qeveritarët në Shqipëri, si dhe për të pastruar paratë e pista.
Pas publikimit të përgjimeve, SPAK ka zbarkuar në disa institucione, duke mbledhur dosjet e tenderëve dhe të lejeve të ndërtimit, në favor të mafies italiane. Ndërsa SPAK pritet të urdhërojë arrestimet e para, Ogerta Manastirliu, me urdhër të Bablokut, po i jep ditët e fundit Besnik Halilit tendera pa garë me vlerë miliona euro, për blerje oksigjeni.
Në përgjime, mafiozët italianë flasin për “Nikun”, që “ka lidhje me oksigjenin, ka lidhje me spitalet, me Enel, me të gjitha”. Dhe të gjitha këto përkojnë me zhvillimet brenda zyrave të shtetit shqiptar. Besnik Halili është president i grupit Sol në Shqipëri, Kompania në vendin tonë njihet me emrin “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk”. Në 5 shkurt të vitit 2021, Drejtoria e Spitalit të Lushnjes, i ka dhënë kompanisë GTS të Nikut, një tender pa garë, pra me paracaktim, për blerje oksigjeni, me vkerë 120 milionë lekë. Një tjetër tender Niku e ka marrë nga QSUT-ja po në datën 5 shkurt 2021, kur SPAK kishte nisur hetimet.
Në datën 9 shkurt 2021, drejtori i QSUT Enkel Joti, sigurisht me miratimin e Manastirliut dhe Edi Ramës, i ka dhënë Besnik Halilit një tjetër tender për oksigjen, me vlerë mbi 900 milionë lekë. Në datën 12 shkurt, drejtori i QSUT Enkel Joti, me një procedurë korruptive “me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, i jep Nikut një tjetër tender tashmë me vlerë 1.3 miliardë lekë, konkretisht 132,584,194.758 lekë, për blerje oksigjeni. Tenderi është dhënë pa garë, gjoja për emergjencë. Paratë janë ndarë sipas roleve. Oferta e njeriut të mafies italiane është sa fondi limit. Ky fakt do të mjaftonte që SPAK të prangosë Enkel Jotin.
Po në datën 12 shkurt, Niku i famshëm lidh një kontratë me Spitalin e Lezhës, për blerje oksigjeni, për vlerë 240 milionë lekë. Po gjatë muajt shkurt, Niku ka marrë një tender 95 milionë lekë edhe nga Spitali i Gjirokastrës. Këto janë vetëm tenderat që ka marrë gjatë muajt shkurt. Niku kontrollon sot buxhetin e shëndetësisë. Nga ana tjetër, gruaja e tij, Luneda Sufali, është drejtoreshë e rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale. Në Nëntor 2017, ajo u emërua Drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, strukturë nën varësinë direkte të ministres Ogerta Manastirliu. Ajo vijon punën si drejtoreshë, burri i saj merr tendera në të njëjtin institucion.
Luneda Sufali ishte një ndër emërimet suprizë të kryeministrit Edi Rama, menjëherë pas marrjes së mandatit të tij të parë qeverisës, në Shtator 2013. Sufali, ende pa mbushur 30 vjeç në atë kohë, u emërua Drejtoresha e Lojëra të Fatit. Para se të merrte detyrën e rëndësishme shtetërore, Sufali punonte në kompaninë e burrit, “GTS-Gazra Teknike Shqiptare” shpk, e cila po bën kërdinë me tendera.
Kur ishte drejtoreshë e lojërave të fatit, Luneda Sufali i habiti të gjithë kur sfidoi Fatmir Xhafën, në Komisionin e Ligjeve. Tashmë është e njohur përplasja mes Xhafajt dhe Sufalit. Tani kuptohet qartë se Sufali i kishte krahët e ngrohtë, për shkak të lidhjeve të forta deri tek Babloku, për shkak të burrit, për të cilin flasin kokat e mafies italiane. Të gjitha këto fakte tregojnë se qeveria shqiptare sot është vetë mafia./Pamfleti