Dosja e zezë 2 Tetor 2022, 19:23

Nipi i Ahmet Zogut justifikoi grabitjen e arit me letra arkive, edhe Ilir Metaj duhet të sqarojë në SPAK vjedhjen e arit në Krrabë

Shkruar nga Pamfleti
Nipi i Ahmet Zogut justifikoi grabitjen e arit me letra arkive, edhe Ilir

Nipi i Ahmet Zogut justifikoi grabitjen e arit me letra arkive, edhe Ilir Metaj  duhet të sqarojë në SPAK vjedhjen e arit në Krrabë

Pas 83 vitesh, Leka i II-të përgënjeshtroi akuzën se gjyshi i tij Ahmet Zogu, vodhi floririn e ia mbathi nga Shqipëria; ndërsa Ilir Metaj, prej 23 vitesh as nuk po përgënjeshtron akuzën që Sali Berisha i ka bërë dhjetar herë në media e parlament, duke e quajtur hajdut me nofkën “Like floriri”, por as nuk merr një copë dokument në Polici e Prokurori

Po kujtojmë dy fakte konkrete, nga dy realitete e histori të ngjashme kriminale shtetërore, për të cilat janë akuzuar dy Kryetarë Shteti: Mbreti Ahmet Zogu kur la Fronin e ia mbathi Jashtë Shqipërisë; dhe Ilir Metaj, 3 muaj pasi u bë kryeministër.

FAKT I PARË/ Më 20 shtator 2022, avokati Idajet Beqiri, ka depozituar në SPAK, një kallëzim Penal ndaj ish-Presidentit Ilir Metaj, me akuzën për vjedhjen e 380 kg. Ar në forma lingote e monedha dhe 260 kg. Argjend, rezervë e Thesarit të Shtetit në tunelin e Krrabës.

FAKTI I DYTË/ Më 22 shtator 2022, Princ Leka i II-të, ka publikuar një dokument të marrë nga Arkiva e Shtetit, ku thuhet, se Floriri i Shqipërisë nuk është grabitur nga gjyshi i tij, Mbreti Ahmet Zogu kur u largua nga Shqipëria, por nga pushtuesi gjerman më 16 shtator 1943.

Janë dy ngjarje, që nuk kanë dalë nga kujtesa e shqiptarëve: njeri për Mbretin e quajtur hajdut e frikacak, që mbushi baulet me floririn e Bankës së Shtetit e vdiq në ekzil; dhe tjetri, kryeministër në vitin 1999, që grabiti  floririn e Thesarit të Shtetit dhe sundoi 30 vite e bë u Kryetar Shteti, pa u prekur nga drejtësia.

Pas 83 vitesh, nipi i ish-Mbretit Zog e sqaroi të vërtetën e vjedhjes së floririt, duke pastruar figurën e gjyshit, me publikimin e dokumenteve të Arkivës së Shtetit, sipas të cilave floriri është grabitur nga pushtuesi gjerman.

Ndërsa Ilir Metaj, prej 23 vitesh nga koha e vjedhjes së floririt, nuk po sqaron as akuzat që vazhdojnë i bëjnë shqiptarët, por as akuzën publike që i ka bërë Sali Berisha, në gazetën “RD”, televizione, fushata e parlament, duke e quajtur hajdut me nofkën “Like floriri”.

Madje, Ilir Metaj nuk po shkon as në Polici e Prokurori, të marrë një copë dokument zyrtar, për të vërtetuar nëse është apo jo hajdut i floririt në Krrabë.

Ndoshta, këtë akuzë të mbetur si damkë, “Like floriri” do ta sqarojë përballë prokurorëve të SPAK, gjatë hetimit për kallëzimin me prova, që i ka bërë avokati Idajet Beqiri, në materialet e të cilit, si bashkëpunëtor në vjedhjen e floririt del edhe Sali Berisha./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare Ahmet Zogu Ilir Meta SPAK