Në vitin 2015, nipi Klement Balilit u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Delvinës si përfaqësues i LSI, por i prezantuar nga Edi Rama, me qëllim që ta votonin socialistët, ngaqë krejt zona e urrente çiftin e hajdutëve Metaj-Kryemadhi. Ndërsa tani Foltorja ia ka lënë fushën bosh, duke mos nxjerrë asnjë kandidat në “Primare”…
Kryetari i Partisë së Lirisë, spiuni Ilir Metaj, në marrëveshjen me Kryetarin e Foltores “non grata”, Sali Berishën, deklaroi se në zgjedhjet e 14 majit 2023, partia e tij nuk do paraqesë kandidat për kryetar në asnjë bashki.
Mirëpo Rigels Balili, i zgjedhuri në forumet e LSI, mik i familjes Metaj-Kryemadhi dhe ish-Kryetar i Bashkisë Delvinë, i LSI, në vitet 2015-2019, ka vendosur të kandidojë përsëri për postin e kryetarit të kësaj bashkie.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rigels Balili në rrethin e tij shoqëror dhe brenda strukturës së Partisë së Lirisë në Delvinë, madje kanë filluar fushatën.
Fakti, që për primaret e PD në Delvinë, nuk është paraqitur asnjë kandidat dhe nuk përflitet asnjë emër për t’u kandiduar nga Foltorja, por ka një të vetëshpallur nga LSI, tregon se kandidatin për kryetar në këtë bashki, “non grata” Sali Berisha ia ka lënë partisë së spiunit Ilir Metaj.
Ndërsa Rigels Balili, propagandën po e bënë me militantët e Foltores e Partisë së Lirisë, por si i pavarur nga Saliu e Iliri, për të thënë se nuk paska lidhje me ta.
Kujtojmë, që Rigels Balili është nipi i “Eskobarit të Ballkanit”, Klement Balili, ish-drejtor i LSI për patentat, targat e transportin në Sarandë, tashmë i dënuar me 10 vite burg.
Ai njihet si krye-trafikant droge, i përdorur dhe mbrojtur nga çifti Metaj-Kryemadhi, deri ditën kur SHBA i dha ultimatum prokurorisë e policisë shqiptare për arrestimin e tij, ndërsa Ilir Metaj i mohoi lidhjet me të.
Në vitin 2015, nipi Klement Balilit u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Delvinës si përfaqësues i LSI, por i prezantuar nga Edi Rama gjatë mitingut përmbyllës në Delvinë, me qëllim që ta votonin socialistët, ngaqë krejt zona e urrente çiftin e hajdutëve Metaj-Kryemadhi. /Pamfleti